Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Emigrantët kërkojnë abetare për fëmijët e tyre Empty Emigrantët kërkojnë abetare për fëmijët e tyre

Sat 16 Apr 2011 - 4:48
Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi rrezikohen të humbasin identitetin e tyre, pasi mungojnë shkollat në gjuhën shqipe.


Problemit të shkollave shqip i shtohet edhe fakti që prej vitesh Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk lejon blerjen e abetareve dhe teksteve të tjera shkollore në gjuhën Shqipe për në Greqi ku jetojnë shqiptarët. Mohimi i së drejtës për arsimim i shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion, përcaktuar në konventën e të drejtave të fëmijëve, sipas drejtuesve të shoqatës, vjen pasi Ministria shqiptare e Arsimit nuk pranon të botojë edhe disa tekste më shumë për fëmijët që jetojnë përtej kufirit. Indiferenca e dikasterit të edukimit, rrjedhimisht, u ka mohuar shtetasve të saj, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të mësojnë gjuhën shqipe. Anëtarë të Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Selanikut, i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit, ku edhe i kanë kërkuar ndihmë për blerjen e një numri abetaresh për fëmijët që do të nisin klasat e para sivjet. Ndërkohë që është miratuar hapja e shkollave në gjuhën shqipe, gjatë pasdites, është shteti ynë ai që bëhet shkak që fëmijët të harrojnë gjuhën shqipe.

Gjuhëtarët kanë hedhur me kohë alarmin se në Itali dhe në Greqi aty ku prej kohësh shqiptarët kanë nisur një jetë të re, vihet re dukuria e dygjuhësisë. Pra, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në këto vende, flasin dy gjuhë. Ajo që për gjuhëtarët mbetet problem kryesor është fakti që, një pjesë e konsiderueshme e këtyre fëmijëve nuk flasin asnjë fjalë në gjuhën shqipe, duke rrezikuar në këtë mënyrë identitetin e tyre. Elvira Çaushi tregon se djali i saj 6-vjeçar ka vështirësi në të folur në gjuhën shqipe, pasi pjesën më të madhe të kohës e kalon me fëmijët grekë. Ndërkohë, për emigrantët e tjerë: polakë, rusë, çekë, shkollat në gjuhën e tyre kanë vite që janë hapur.

Një prej anëtarëve të Shoqatës së Emigrantëve të Selanikut tregon se deri tani kanë arritur të sigurojnë një numër të vogël tekstesh të abetares, të cilat i kanë blerë me fondet që kanë dhënë emigrantët, megjithatë kërkesa ka qenë edhe më e madhe. Ai rrëfen se, gjatë një vizite që kanë bërë në Volos të Greqisë, ku ka nisur hapja e shkollave të para në gjuhën shqipe, disa fëmijë nuk kanë pushuar së qari, pasi tekstet e abetareve nuk mjaftuan për të gjithë nxënësit. Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe e Shkencës mohon kategorikisht faktin që Shoqata e Emigrantëve të Selanikut i ka kërkuar abetare. Fatmir Bezati, specialit në sektorin e arsimit tetëvjeçar, shpjegon se në Ministri ka ardhur një kërkesë nga Greqia, në të cilën kërkohej miratimi i hapjes së shkollave shqipe në Greqi. Sipas Bezatit, Ministria është dakord për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Greqi, por mbetet problem stafi pedagogjik. Dikasteri i edukimit ka deklaruar se është dakord që të ndihmojë hapjen e shkollave në gjuhën shqipe duke çuar në Greqi disa mësues, të cilët mund të hyjnë në token helene me vizë pune. Ndërsa shoqata e emigrantëve ka deklaruar se, për momentin, nuk kanë nevojë për mësues, pasi mësuesit emigrantë, që jetojnë në Greqi, mund të ndihmojnë shumë mirë në këtë sektor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi