Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festivali i homoseksualëve  Empty Festivali i homoseksualëve

Sat 24 Mar 2012 - 2:58


Avokati i Popullit dhe Aleanca Kundër Diskriminimit kanë dënuar qëndrimin e zëvendësministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahia, lidhur me festivalin e paralajmëruar të grupit LTGB, lesbike, gei, bisekusualë dhe transgjinorë, i cili do të mbahet më 17 maj.

Gazeta Shqiptare ka pyetur disa aktiviste të të drejtave të njeriut dhe mes tyre është edhe zotin Spahiu për qëndrimin ndaj kësaj lëvizjeje dhe zëvendësministri i Mbrojtjes ka pohuar se nuk ka ndonjë koment tjetër për ta, vetëm t'i 'kapë në hu'. "'Hu' është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkopij gome"- ka sqaruar Spahia.

Zyra e Avokatit të Popullit e ka dënuar këtë qëndrim dhe zotit Ekrem Spahia i sygjeroi të kërkojë

Avokati i Popullit i kërkon Spahise të deklarohet mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike, nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë dhe pjesërisht e vërtetë

Avokati i Popullit
ndjesë publike.

"Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike, nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë dhe pjesërisht e vërtetë. Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përveç kësaj, deklarata të tilla nxisin dhunën dhe urrejtjen, duke përbërë kështu edhe një vepër penale ", tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Elona Demollari.

Kjo deklaratë e zevendësministrit të Mbrojtjes është kundërshtuar edhe nga Komisionerja për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Irma Baraku, por edhe nga përfqësuesit e Aleancës Kundër Diskriminimit.

"Zyra e Komisionerit reagon nëpërmjet kësaj deklarate. Normalisht duke mbajtur një qëndrim ligjor reagon përmes deklaratës, por reagon edhe në mënyrë institucionale përmes nisjes së një hetimi, mbi bazën e të cilit ne do të konkludojmë me një rekomandim ose jo, në varësi vërtetimit të fakteve", tha Baraku.

"Duam t'i kujtojmë zotit Ekrem Spahia, por me këtë rast përmes tij edhe shumë funksionarëve të lartë të shtetit, që deklarata të tilla shkelin nenin 266 të Kodit Penal, i cili parashikon, që nxitja e urrejtjes dhe prishja e paqes publike përmes deklaratave që nxisin dhunë apo që frymëzojnë urrejtje, dënohet deri në 5 vjet burg. Ne jemi të vendosur që këtë kërkesë edhe këtë nen specifik të Kodit Penal, të kërkojmë që të zbatohet edhe drejtësia të vihet në vend", thotë Kristi Pinderi, nga Aleanca Kundër Diskriminimit.

Zyra e Komisioneres ka nisur hetimin ndaj zëvendëseministrit të Mbrojtjes mbi këto deklarata, të cilat nxisin dhunën dhe urrejtjen.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Festivali i homoseksualëve  Empty Re: Festivali i homoseksualëve

Sat 24 Mar 2012 - 11:09
"Duam t'i kujtojmë zotit Ekrem Spahia, por me këtë rast përmes tij edhe
shumë funksionarëve të lartë të shtetit, që deklarata të tilla shkelin
nenin 266 të Kodit Penal, i cili parashikon, që nxitja e urrejtjes dhe
prishja e paqes publike përmes deklaratave që nxisin dhunë apo që
frymëzojnë urrejtje, dënohet deri në 5 vjet burg.


Cfare thoni o te skaduar, te mbaheshin ato kode penale Shqiperine do ta kishit me PRINCA e jo me HOMO!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi