Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kuvend, përplasje për 100 vjetorin Empty Kuvend, përplasje për 100 vjetorin

Mon 26 Mar 2012 - 21:48
Edhe sot vazhduan përplasjet e ashpra në kuvend lidhur me shënimin e 100 vjetorit të flamurit shqiptar. Partia e Cërvenkovskit fuqishëm kundërshton shënimin e festës së flamurit të shqiptarëve sikurse Mehmet Pashë Derallën si ministër i parë i mbrojtjes në qeverinë shqiptare, pasi sipas tyre këto ngjarje janë simbol i shtetësisë së Shqipërisë dhe s’kanë fare të bëjnë me data kombëtare. “Ku është qëllimi i sinqertë për afrim, ku është qëllimi i sinqertë për mirëbesim, si mund të diskutojmë se kush është për dhe kush kundër. Për çfarë kundër? Për atë se para 100 vjetësh në Vlorë apo nuk e di ku në Shqipëri është vendosur flamuri si simbol i shtet shqiptar, njëjtë është edhe me ministrin shqiptar, dhe bëni krahasime të pabaza se edhe disa njerëz tonë në ndonjë qeveri apo parlamenti kanë qenë në funksion. Asnjëherë deri më tani nuk kemi shënuar datat kur ata njerëz kanë qenë në atë funksion” , tha Mitre Veljanovski, LSDM. Por nga BDI akuzuan opozitën maqedonase se po përpiqet të orientojnë shtetin drejt konceptit një nacional dhe një kulturor. Ata këmbëngulën se shqiptarët do t’i festojnë këto data pasi është drejtë e tyre. “Zoti Veljanovski ju u munduat të arsyetoni se nuk ka të bëjë fare të qenit e Gjorgje Petrovit si Ministër në Qeverinë bullgare. Pse jo nuk festokenit datën, ju keni një lagje të tërë që mban emrin e Gjorgje Petrovit, ju keni një statujë goxha të madhe të hypur në një kalë që është e dukshme për çdo ditë.. paska qenë në Bullgari dhe spaskeni të drejtë ta festoni...që ka ngirutr në Vlorë 100 vjetorin dhe spaskemi shqiptarët të drejtë të festojnë aty ku jetojnë në trojet e tyre etnike, ne do ta festojmë sepse e meritojmë ta festojmë”, tha Arben Llabunishti, BDI. Nga VMRO DPMNE gjithashtu u kundërpërgjigjën dhe akuzuan LSDM-në se pikërisht ajo është fajtore për atë që shqiptarët do të shënojnë 100 vjetorin e flamurit shqiptar.“Partia e juaj votoi në mandatin nga viti 2002-2006 flamuri i bashkësisë etnike të shqiptarëve të jetë identike me flamurin e shtetit Republika e Shqipërisë. Ky ligj është votuar në atë mandat kur LSDM kishte shumicën në parlament, kur LDSM kishte qeveri të koalicionit. Prandaj vajtimi tani dhe bërja e patriotizmit për diçka që ju si patri në mënyrë direkte jeni fajtor, nuk është shembullore dhe parimore” , tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE. PDSH-ja akuzoi edhe partitë shqiptare se nuk kanë guxim të theksojnë se data e 28 nëntorit pikërisht ka të bëjë me shënimin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kurse nga RDK insistuan se nuk bëhet fjalë për festimin e flamurit të një shteti tjetër por simbolin e gjithë shqiptarëve në mbarë botën.“Kjo që flitet sot unë me krenari them se është 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar dhe duhet të festohet, por këta nuk kanë guxim ta thonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita e pavarësisë të shtetit shqiptar, çdo shqiptar me krenari e mban në shpirt dhe mendje këtë datë dhe e feston. Gjithë ata që kanë gjak shqiptari, që kanë punuar për identitetin kombëtar dhe kulturuar e kanë manifestuar edhe gjatë diktaturës së kuqe, në forma të ndryshme, në forma ilegale”, tha Ohran Ibrahimi, PDSH.“Thuhet se duam të festojmë flamurin e një shteti tjetër, i nderuar koleg edhe një herë ju përsëris, ky flamur është flamur kombëtar i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë dhe nuk shoh çfarë të keqe dhe çfarë dëmi do të kenë qytetarët e Maqedonisë nëse shqiptarët e manifestojnë flamurin e tyre”, tha Flamure Demiri Kreci, RDK. Programi për shënimin e përvjetorëve dhe personaliteteve të rëndësishme përfshin gjithsej 9 manifestime për popullin shqiptarë të propozuara kryesisht nga Instituti për trashëgimi kulturore dhe shoqata e historianëve shqiptarë. Alsat-M
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi