Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Librat, RDK rikthen debatin në Kuvend Empty Librat, RDK rikthen debatin në Kuvend

Mon 9 Apr 2012 - 17:35


Tekstet shkollore rikthehen në debatin parlamentar, por kësaj radhe si propozim i RDK-së opozitare. Nga kjo parti propozojnë ndryshime dhe plotësime të ligjit për tekstet shkollore të arsimit të fillor dhe atij të mesëm. Sipas deputetit Izet Zeqiri, propozim ndryshimet kanë për qëllim përmirësimin e kualitetit arsimor dhe mënjanimin e të gjitha defekteve të cilat janë hasur në tekstet aktuale.
“Këtu jemi motivuar nga ajo se shumë libra të cilat i dedikohen nxënësve shqiptarë kanë defekte, kanë shtrembërime të fakteve shkencore dhe historike dhe propozojmë që në ato tekste të kyçen si në çështjet që kanë të bëjnë me recensionin ashtu edhe autorë dhe koautorë të asaj bashkësie etnike. Ky propozim ligj nuk është propozim ligj teknik, por është esencial që mundëson zgjidhjen e problemit që e kanë nxënësit shqiptarë dhe të tjerët me librat e shkollave fillore dhe të mesme. Është e papranueshme që librat në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë, janë nga 5-6 autorë të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe komisionet recenzuse janë pastër të bashkësisë etnike Maqedonase”, deklaroi Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
“Në nenin 1 të këtij propozim ligji në paragrafin e parë parashihni që për një lëndë mësimore për përdorim mund të lejohen deri në tre libra. Ashtu siç e përmendët edhe ju gjatë diskutimit tuaj do të thotë se në ligjin bazë kjo edhe ka qenë e miratuar. Mirëpo me ndryshimet që ka pësuar ky propozim-ligj në datë 23 maj të viti 2011 është paraparë që në përdorim të ketë vetëm një libër dhe mendoj se ky ndryshim është bërë ngase në arsimin fillorë dhe të mesëm nxënësit do të duhet ti nënshtrohen vlerësimit ekstern, gjithashtu kemi maturën shtetërore”, tha Vjollca Mehmeti-Nuredini.
Kundërpërgjigjet Zeqiri, me shembuj konkret.
“Kolege më vjen keq jeni konfuze nuk keni argumente, ju si flitni, ju e pranoni këtë libër të muzikës, ku faktikisht libri është në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe dhe krijon konfuzitet tek nxënësit, dhe e nderuar shembull nuk është Vigani me Vjollcën, por është Vane dhe Marjana, pse?”, kundërpërgjigjet Zeqiri.
Ndërkohë nga LSDM-ja ishin të prerë se problemi me tekstet shkollore do të evitohen nga momenti kur politika do të heq dorë nga librat.
“I nderuar deputet, problemet me librat do të zgjidhen vetëm atëherë kur do të largohet politika nga librat. Problemi më i madh është se politika i zgjedh dhe i shkruan librat dhe e ndryshon historinë, këtu qëndron problemi”, tha Mitre Veljanoski, LSDM.
Ndryshe kohë më parë parlamenti miratoi ligjin për tekstet shkollore të propozuar nga partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO dhe BDI dhe i cili ligj u jep të drejtë autoriteteve të heqin nga qarkullimi libra shkollorë që përmbajnë pjesë fyese për bashkësitë etnike në Maqedoni, duket se këta libra do të mbeten edhe për një kohë të gjatë në qarkullim, si nga mungesa e buxhetit ashtu edhe nga shtimi i kohëzgjatjes në përdorim. Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi