Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të ishe grua në socializëm Empty Të ishe grua në socializëm

Wed 28 Mar 2012 - 21:51
Të ishe grua në socializëm Grua-ne-socializem3-226x300

Të ishe grua në socializëm Grua-ne-socializem4-300x232
Çka mund t’i njihet deri diku si vlerë socializmit, ishte përpjekja për “barazi gjinore”. Në tentativë për ta kthyer gruan në një “forcë të madhe”, ky proces mori përmasa groteske. Aq e fortë qe kjo garë për barazi, saqë gratë nisën të dukeshin si burra. I gjeje në çdo sektor, që nga mbjellja e ullirit, tek mbledhja e pambukut, tek drejtimi i traktorit. Asokohe doli “moda” e veshjes së grave me fustane dhe me pantallona njëkohësisht. Shumë e kanë jetuar atë kohë, disave mund t’u duket “trandy”. Fotot e kohës, marrë nga një botim i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë 1957
Nëse fjalive të gjata me të drejtë mund t’i bëni shpesh bisht, me foton nuk ndodh kështu! Edhe cepi i syri po e kapi, shkakton emocion! Të tilla janë fotot që kemi mbledhur për ju apo më mirë të thuhet për një pjesë tuajën, që kanë jetuar atë kohë e që e dinë mirë se çdo të thotë për shembull ‘Brigada e Rinisë së Rindërtimit’ apo ‘si aksion të sajin rinia e fshatit ka shpallur planin pesëmbëdhjetëvjeçar për mbledhjen e ullirit”. Sa herë i keni dëgjuar të tilla fraza vite të shkuara? Po në libra a në plane shumëvjeçare, sa herë i keni parë? Pafund… aq sa, nga lodhja e akumuluar i dogjët a i flakët të gjitha. Veçse jo të gjithë kanë vepruar kështu. Ka nga ata që i kanë ruajtur në biblioteka të rrënuara nga mola e që sot ende po i shfrytëzojnë, duke i dhënë atyre librave të ilustruar me foto, vlerën e njëmijëfishtë të parave që paguhej dikur për t’i pasur. Mbase këto pamje reale (mbase pak të zbukuruara, sepse botohej një libër partie) do t’ju shërbejnë edhe imagjinatës së atyre që nuk e dinë se sa e rëndësishme ishte mbledhja e pambukut. Tashmë T-shirtet spastrohen çdo fund muaji në shtëpi për hapësirën e shumtë që zënë në rafte… Por, përpara se të “çmalleni” me fotot, po ju bëjmë një parantezë të gjithë këtyre veprimtarive që zhvilloheshin nga rinia e ‘harruar’ shqiptare… Po ju drejtohemi edhe sot, me gjuhën e dikurshme, sikur të ishte vetë xhaxhi Enver që ju fliste (gabimet ortografike nuk na kanë shpëtuar, ashtu ka qenë gjuha e shkruar)!
Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë u krijua më 23 nëndor të vitit 1941, dy javë pas formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Partia e Punës), në ditë të errëta e të vështira, kur jeta, nderi, e ardhmja e popullit kërcënoheshin nga të huajt, kur shtypjes sociale të regjimit feudalo-borgjez i ishte shtuar shtypja e okupatorit fashist Italian, kur Bashkimi Sovjetik ishte sulmuar pabesisht nga nazistët, kur masat e popullit, nën thirrjen e Partisë, kishin filluar të zgjuheshin.
Rinia e justifikoi dhe e justifikon me nder besimin e Partisë. Të frymëzuar nga shembulli i komsomolasve të lavdishëm të Bashkimit Sovjetik, ata bënë heroizma në luftën Nacional Çlirimtare. Që në ditët e para të luftës, me thirrjen e Partisë ata lanë gjithçka: nënat, motrat, shtëpitë, të dashurit dhe mbushën radhën e çetave, batalioneve, brigadave e më vonë të divizioneve e korparmatave. Të rinjtë e të rejat qëndruan të papërkulur përpara torturave të urisë, të ftohtit, dëborës, furtunës. Nga radhët e saj dolën heronj të shumët. Komunistët e udhëheqës të rinisë, Qemal Stafa, Misto Mame, Vojo Kushi, janë nga heronjtë e parë që ranë në luftën NÇ për fitoren e revolucionit tonë popullor.
Pas çlirimit të vendit, Partia shtroi para masave punonjëse një seri detyrash të reja të rëndësishme: duhej konsoliduar e forcuar pushteti popullor, duhej rindërtuar atdheu i shkatërruar nga lufta, duhej luftuar prapambetja ekonomike, teknike, kulturale e vendit, e trashëguar nga regjimet antipopullore, duhej marshuar drejt socializmit.
Brezi i ri i Shqipërisë dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e industrisë. Mijëra të rinj muarrën pjesë në ndërtimin e 150 fabrikave, punishteve e ndërmarrjeve të reja shtetërore, e kooperativiste të prodhimit industrial. Me mijëra të rinj e të reja punuan për ndërtimin e kombinatit tekstil ‘Stalin’, fabrikës së sheqerit ‘8 nëndori’, të hidrocentralit ‘Lenin’ të kombinatit të drurit ‘Nako Spiru, të fabrikës së fermentimit të duhanit, të fabrikës për zhveshjen e pambukut etj. Rinia ka punuar me vetëmohim për të ndërtuar aksionin e saj të madh: hidrocentralin “Enver” mbi lumen e Matit. Suksese të rëndësishme u arritën në përparimin e bujqësisë. Prodhimi bujqësor është rritur çdo vit 6,5%. Edhe në bonifikimet, në hapjen e tokave të reja, në punën për hapjen e kanaleve etj, siç janë bonifikimi i Fushës së Maliqit, Fushës së Bedenit, Fushës së Rrushkullit etj. Qindra të rinj mësuan të drejtojnë traktora, kombanja e maqineri të tjera bujqësore. Ngjarja më e rëndësishme në jetën e vendit dhe të rinisë gjatë vitit 1956 ka qenë Kongresi III i Partisë së Punës, që u hap më 25 maj në Tiranë. Direktivat e këtij Kongresi përbëjnë një program madhështor për ndërtimin socialist të Shqipërisë, për një të ardhme akoma më të lumtur të popullit dhe brezit të ri. I gjithë populli dhe rinia i priti me enthusiazëm të madh këto direktiva dhe me një mobilizim të gjerë në punë.
I edukuar me këto cilësi fisnike nga Partia, brezi i ri ban lidhje të ngushta e shumë të përzemërta me Komsomolin dhe rininë sovjetike, nga të cilat frymësohet dhe mëson vazhdimisht, si dhe me rininë si motër të Kinës.

ANI JAUPAJ
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të ishe grua në socializëm Empty Re: Të ishe grua në socializëm

Sun 1 Apr 2012 - 18:33
Kjo periudhe me pelqen per faktin e angazhimit te gjithe rinise ne pune,rinia ishte force krahu qe i vinte ne ndihme zhvillimit te vendit. Hapja e e fabrikave te ndryshme,nderrmarjeve ,punishteve ...ishte nje mundesi e mire per punesimin e te gjitheve.Sot fuqia e krahut po zevendesohet nga e ashtuquajtura ''fuqia intelektuale''
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Të ishe grua në socializëm Empty Re: Të ishe grua në socializëm

Sun 1 Apr 2012 - 18:34
PO por nuk ka qen edhe bash mir per Gjinin femrore ... shum bukur e ka shpreh Ali asllani ne nji veper te tij...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të ishe grua në socializëm Empty Re: Të ishe grua në socializëm

Sun 1 Apr 2012 - 18:51
Theksova se me pelqente per vete faktin e angazhimit te rinise se asaj kohe por nga ana tjeter ka pas shume te keqia te tjera qe ja mundonin jeten femres edhe mohonin te drejtat e saj...Por smund te pretendojme se tani me Demokracine e kemi arrit dicka pasi shumica e te rinjve detyrohen te emigrojne se s'kane pune edhe femra nderkoh qe dikur shihej si objekt sot thjeshte ka ndryshuar menyra e te shikuarit nga nje objekt ne nje placke te pa vlere... Të ishe grua në socializëm 2724135253
Sponsored content

Të ishe grua në socializëm Empty Re: Të ishe grua në socializëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi