Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Austri, Zbulohet Pjesa E Fshehur E Mozart Empty Austri, Zbulohet Pjesa E Fshehur E Mozart

Thu 29 Mar 2012 - 3:07
Austri, Zbulohet Pjesa E Fshehur E Mozart Austri-pjesa-mozartNjë kompozim i panjohur i Mozart, që dyshohet të jetë shkruar kur ai ishte vetëm 10 vjeç, është zbuluar në Austri.

Pjesa, që mendohet të jetë kompozuar në vitin 1767 ose 1768, është gjetur në një bllok shënimesh në një papafingo.

Kërkuesit arritën në përfundimin se në pjesën muzikore kishte një prani të theksuar të “Allegro Molto”, gjë që sipas tyre konfirmon se ajo është një kompozim i Mozart.



Ajo ishte hedhur në një bllok shënimesh që mbante emrin Del Signore Giovane Wolfgango Mozart.

Megjithëse muzika nuk është shkruar nga dora e legjendës apo nga i ati i tij Leopold, historianët e fondacionit Mozarteum në Salzburg janë të bindur se kompozimi i përket gjeniut të muzikës.

Eksperti i muzikës Hildegard Herrmann Schneider deklaroi se vetëm Leopold Mozart përdorte këtë emër kur shkruante emrin e të birit.

Blloku 160-faqësh i shënimeve, që daton në vitin 1780, përmban gjithashtu pjesë muzikore të shkruara nga babai i Mozart.

Muzikanti austriak Florian Birsak performoi pjesën 4-minutëshe në shtëpinë e fëmijerisë së kompozitorit të madh, në pianon orgjinale të tij.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Austri, Zbulohet Pjesa E Fshehur E Mozart Empty Re: Austri, Zbulohet Pjesa E Fshehur E Mozart

Thu 29 Mar 2012 - 8:14
thu te jete e vertete ...perderisa nuk asht shkru as nga vete dora e tij apo prej babes se tij...ja te shohim....Austria ai ven i perralles oh magji ...frekuentojeni asht mrekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi