Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: Shqipëria rrezikon falimentimin Empty Rama: Shqipëria rrezikon falimentimin

Thu 29 Mar 2012 - 17:09
Tiranë, 28 mars 2012, NOA – Lideri i opozitës Edi Rama deklaroi sot se
Shqipëria është në rrezik falimentimi për shkak të borxhit të lartë
publik.

Këtë shqetësim Kryetari i Partisë Socialiste e ngriti në tryezën për
Infrastrukturën, ku po diskutohet për programin politik “Për një
Rilindje Shqiptare”.

Duke iu referuar raportit më të fundit të agjencisë prestigjioze të
vlerësimit të ekonomisë, Moody’s, Rama nënvizoi se borxhi tejet i lartë
publik përbën një rrezik serioz për falimentimin e ekonomisë shqiptare,
raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Shqipëria përbën një nivel rreziku për falimentim, borxhi i lartë
publik është kërcënim për falimentimin”, tha Rama gjatë tryezës, duke
nënvizuar se programi i opozitës “Për një Rilindje Shqiptare” është një
vizion që synon t’i japë fund rrënimit falimentues.

Sipas Ramës, Shqipëria gjendet në një udhëkryq kritik mes rilindjes dhe rrënimit.

Kryetari i opozitës evidentoi se një nga pikat më kryesore për
zhvillimin e ekonomisë që duhej të ishte turizmi, është lënë pas dore
për dy dekada.

Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë se ka shpërdoruar në mënyrë ulëritëse aspektin e investimit në rrugët e vendit.

“Sot Shqipëria nuk e ka ende një plan kombëtar për investimet në rrugë,
dhe investimet janë një impakt i rëndësishëm në ekonomi, e në këtë suazë
edhe shkatërrues për ekonominë tonë”, tha Rama.

Sipas tij me mosinvestimet në rrugë i janë shkaktuar dëme të
jashtëzakonshme ekonomisë në vend, ndërsa tha se janë shkatërruar
potenciale të ekonomisë rurale.

“Objektivi programor mbi “Rilindjen shqiptare” është krijimi i një
rrjeti të unifikuar të transportit bazuar mbi një program kombëtar. Ne
jetojmë në një shtet pa inventar, dhe që nuk tregon dot një hartë
masterplan të zhvillimit të infrastrukturës, që nuk tregon dot se sa km
rrugë kanë bërë. Nuk gjendet dot asnjë referencë faktike për kilometrat e
rrugëve për të cilat janë investuar paratë e popullit shqiptar. Kjo
dëshmon se për çfarë transformimi bëhet fjalë”, nënvizoi kreu i
opozitës.

Ai tha se rrjeti i unifikuar do të shërbejë si një ent komunikimi për
shpërndarjen dhe transmetimin e vlerave ekonomike në këtë vend.

“Vetëm nëpërmjet një rrjeti të unifikuar ne do të arrijmë të ulim numrin
e aksidenteve, të zbusim ndjeshëm nivelin e ndotjes së mjedisit nga
makinat. Infrastruktura e dobët e transportit i sjell biznesit shqiptar
kosto më të larta dhe aty ku akset janë të dëmtuara bëhen pengesë për të
transportuar mallrat, për të shkuar në punë, për fëmijët që shkojnë në
shkollë”, tha Rama.

Duke iu referuar parave të shpenzuara, kreu i opozitës theksoi se
investimet për rrugët janë aspekti ku është abuzuar më shumë
elektoralisht, shpërdoruar më shumë financiarisht dhe dëmtuar më shumë
ekonomikisht në raport me potencialet.

“Plani i përgjithshëm kombëtar i zhvillimi ka si strategji të vetën këtë
plan për infrastrukturën dhe do të kthehet në një plan të posaçëm. Ne
do t’u japim përgjigje qytetarëve se si e shohim zhvillimin e vendit në
20 vitet e ardhshme dhe për të hapur rrugë për zhvillimin ekonomik e
social të vendit”, tha kreu i opozitës.

Duke iu referuar 100 vjetorit të Pavarësisë, Rama evidentoi se “Sot
Shqipëria nuk e ka një rrugë evropiane që t’i çojë shqiptarët në vendin e
flamurit. Është e njëjta rrugë e shumë e shumë dekadave më parë. Edhe
rruga Durrës-Kukës, nuk është e përfunduar dhe ekspertiza tregon se nga
fillimi i punimeve deri tani dëshmon për tetë standarde të ndryshme edhe
pse është ndërtuar njëherësh”, u shpreh zoti Rama.

Ai nënvizoi sakaq se vrasësi më i madh në rrugët e vendit është mungesa e
shtetit, duke evidentuar se mesatarisht në një ditë, humb jetën në
rrugë një shqiptar.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi