Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E vërteta, rrezikon lidhjen ????? Empty E vërteta, rrezikon lidhjen ?????

Sun 8 Aug 2010 - 15:46
Nëse ka diçka, që ende nuk i keni thënë, ndaluni dhe mendoni, sepse sinqeriteti nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur…

Ekzistojnë momente në marrëdhëniet e dashurisë, ku gjërat marrin tatëpjetën dhe ju gjatë kësaj kohe takoni dikë, e cila papritmas bëhet mikja juaj më e mire dhe ju më vonë kuptoni se që të dy keni shumë gjëra të përbashkëta, mendimet, preferencat etj.
Ajo fillon të tregojë shenja pëlqimi kur është me ty dhe ju po ashtu ndjeheni në të njëjtën mënyrë: problemi i vetë është se ju keni të dashurën. Dhe asnjëherë nuk keni planifikuar që të ndërprisnit marrëdhënien tuaj por njëkohësisht jeni duke u kënaqur me këtë “diçka” që ka lindur në mes teje dhe asaj tjetrës.
Ti vazhdon të ndjekësh këtë “diçka” sepse me këtë person ju ndjeheni shumë të lire dhe të qetë. Por kur kësaj lidhjeje që munde të cilësohet edhe si virtuale me “miken e ngushtë” I vjen fundi, a do të mund t’i tregonit të vërtetën të dashurës pasi që edhe ajo ka dyshuar gjatë tërë kohës në këtë “miqësinë” tuaj me atë tjetrën? Apo do të preferonit që ta mbanit këtë sekret vetëm për vete?
Në një sondazh të zhvilluar me të anketuarit 52% e gjinisë mashkullore është përgjigjur se do ta mbante sekretin vetëm për vete duke mos u treguar kaq të “sinqertë”. Nga fakti se si partneri do të ndjehej shumë keq dhe i frikësuar. E vërteta sigurisht që do të rrezikonte lidhjen.
Ndërsa 48% e këtyre meshkujve kanë preferuar të luajë me letra hapur nëse lidhja vjen deri në këtë pikë. Ata kanë deklaruar se nuk do të ishin në gjendje të vazhdonin lidhjen për shkak të ndjenjës së fajit, që do t’i mundonte gjatë gjithë kohës.
Sinqeriteti në raste të tilla nënkupton edhe një formë kërkim faljeje ndaj partneres dhe pastaj të vazhdonin edhe më tej lidhjen e tyre. Të pranuarit e fajit nuk do ta rëndonte më shumë të dashurën se sa fshehja e të vërtetës. Gjithashtu të qenit i sinqertë mund të ndihmojë që ju të vazhdoni më tej edhe pa të dashurën tuaj duke krijuar lidhjen e re.
Edhe pse kjo mund të ndodhë vetëm në një rast dhe ju do t’i betoheshit vetvetes se më kurrë nuk do të përsëritet i njëjti gabim, a do të bëheshit i sinqertë duke i thënë të vërtetën të dashurës tuaj…?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi