Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PE rrëzon footnot-ën dhe Serbinë, mbron Kosovën Empty PE rrëzon footnot-ën dhe Serbinë, mbron Kosovën

Fri 30 Mar 2012 - 15:55
Është votuar sot në Parlamentin Europian rezoluta për Kosovën. Me 475
vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim është miratuar rezoluta e
eurodeputetes austriake, Ulrike Lunacek, ku përkrahet integrimi europian
i Kosovës, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.
Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të
përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar
amandamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar t’i
inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.

Projekt/rezoluta u bën thirrje 5 vendet e BE-së, që ta ndjekin
shembullin e 88 shteteve, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës
pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe
përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian në projekt/rezolutë mes tjerash thekson se
implementimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre
themelore. Gjithashtu në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të
bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji
efektive për veriun.

Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet
në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrën e duhur dhe të
dënohen përgjegjësit.

Rezoluta për Serbinë
Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për
përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet
thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në Rezolutë, po ashtu, kërkohet që Serbisë, “sa më shpejt që të jetë e
mundur”, t’i caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.
Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me
Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit
me rajonin


AMA-NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi