Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fyle: Dialogu me Kosovën, kusht për Serbinë në BE Empty Fyle: Dialogu me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

Sat 14 May 2011 - 20:49
Një nga kushtet kryesore që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është të arrijë rezultate konkrete në dialogun e nisur me Kosovën.

Agjencia AFP, raporton se kjo është konfirmuar nga komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, gjatë një interviste që ky i fundit i ka dhënë televizionit privat serb, B 92.

Një kusht tjetër është dhe marrja e një raporti pozitiv nga Kryeprokurori i tribunalit të OKB-së për krime lufte, Serzh Bramerc, për përpjekjet e Beogradit që të arrestojë dy të kërkuarit e mbetur, Ratko Mlladiq dhe Goran Hagjic.

Gjatë kësaj interviste, Stefan Fyle, e ka paralajmëruar Serbinë se po i përfundon koha dhe se duhet që të shpejtojë reformat e nevojshme që të marrë statusin e kandidatit për BE.

Fyle, së bashku me udhëheqësin e Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso, do ta vizitojnë Serbinë javën e ardhshme gjatë një turi balkanik.

Kjo vizitë do të bëhet disa muaj para publikimit të raportit që tregon nëse Beogradi i ka plotësuar të gjitha kushtet që të fitojë statusin e kandidatit për anëtarë të BE-së.

“Qëllimi kryesor i vizitës është që të inkurajohet Serbia që të shfrytëzojë këto javë dhe muaj të fundit, që të përballet me çështjet për të cilat ne kemi insistuar, ka thënë Fyle.

Serbia shpreson që të sigurojë një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian në aplikacionin e saj për anëtarësim në BE, aplikacion ky që është dorëzuar në fund të vitit 2009.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi