Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“PLAGA E DHJETE E GJERGJ ELEZ ALISE” SE SHPEJTI NE TOB Empty “PLAGA E DHJETE E GJERGJ ELEZ ALISE” SE SHPEJTI NE TOB

Sat 31 Mar 2012 - 15:14
“PLAGA E DHJETE E GJERGJ ELEZ ALISE” SE SHPEJTI NE TOB BALETI-237x190Rikthehet pas 25 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, legjenda e vjetër shqiptare, e eposit të kreshnikëve, e mishëruar në një balet “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”.

Kjo pjesë, premtojnë autorët, do të jetë totalisht shqiptare në të gjithë komponentët e saj. Pas aksidentit të rëndë që pësoi koreografi i njohur, Agron Alia, shëndeti i të cilit është përmirësuar ndjeshëm ditët e fundit, e ka vazhduar Kujtim Hoxha, i cili shprehet se është përpjekur ti qëndrojë rikonceptimit që kishte parasysh mjeshtri në këtë rivënie.

Kjo rivënie vjen në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku autorët shqiptarë do të kenë më shumë hapësira. “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, vjen me libret të Ismail Kadaresë dhe muzikë të Feim Ibrahimit, orkestra do të dirigjohet nga Petrika Afezolli dhe në rolet kryesore interpretojnë balerinët Enada Hoxha, Gert Vaso, Greta Hushi, Elvis Abazi, Kevin Lila etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi