Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bakshish rekord prej 12 mijë dollarësh, policia i konfiskon dhe ia kthen mbrapsht Empty Bakshish rekord prej 12 mijë dollarësh, policia i konfiskon dhe ia kthen mbrapsht

Sun 8 Apr 2012 - 2:55
Bakshish rekord prej 12 mijë dollarësh, policia i konfiskon dhe ia kthen mbrapsht Bakshish-noaAutoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t'i rikthejnë bakshishin rekord prej 12 mijë dollarësh një kamarjereje në Minnesota dhe kjo pasi provuan se asgjë nuk kishte të bënte me dyshimet e tyre papraprake mbi pastrim parash apo trafik droge.

Stacy Knutson ka treguar se një klient në mbajtësen e ushqimit, një ditë i kishte lënë këtë bakshish rekord.

Fillimisht policia i kishte deklaruar gruas në fjalë se ajo mund të mbante shumën e parave deri në momentin që askush nuk do t'ia kërkonte. Por më pas ata e sekuestruan çekun si rrjedhojë e një hetimi që hapën për trafik të mundshëm droge dhe pastrim parash.

Si përfundim autoritetet arritën në konkluzionin se 12 mijë dollarët nuk kishin aspak lidhje me pastrim parash apo trafik droge dhe menjëherë i rikthyen gruas kameriere, pasurinë që fitoi brenda një nate.

Sipas asaj, ajo e di kush ia dha paratë. Thekson se ky bakshish vjen nga dikush që është mjaft mirë në dijeni të kushteve familjare në të cilën ajo jeton, kurse nuk preferon ta nxjerrë identitetin e tij por as konfirmon se e njeh se kush është.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi