Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rekord: Akullorja prej 1 mijë dollarësh Empty Rekord: Akullorja prej 1 mijë dollarësh

Mon 14 May 2012 - 18:08


Në Nju Jork ekziston një restorant ku shërbehet një akullore ekstravagante me një çmim shumë të kripur: 1 mijë dollarë!!!Golden Opulence Sundae mban rekordin Guiness si ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë. Kjo akullore mbulohet nga një gjethe floriri dhe klientët pasanikë që duan ta provojnë duhet ta porosisin të paktën dy ditë para.
Përbërësit e saj janë shumë të rrallë dhe vijnë nga e gjithë bota. Sipas barcroftmedia.com, janë rreth 50 persona në vit që e provojnë akulloren e kushtueshme dhe me shije të rrallë.
Akullorja është e bërë me vaniljen e Tahitit që përzihet me atë të Madagaskarit për të intensifikuar shijen. Gjithashtu ka grimca nga çokollata më e shtrenjtë në botë (Amedei Porcelana) dhe nga ajo më e rralla në botë, çokollata venezueliane Chuao.
Sipër ëmbëlsirës vendoset një gotë e vogël me haviar.
Një nga klientët që ka provuar akulloren, një 30-vjeçar nga Dallasi, u shpreh për ‘Barcroft’: “Është shumë e shijshme, e mrekullueshme. Është gjithashtu e lehtë. Pa dyshim që ia vlen të shpenzosh 1 mijë dollarë për të.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi