Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Empty Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora

Tue 10 Apr 2012 - 10:12
Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Spacer
Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Spacer
Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Spacer
Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora 42500_1SHBA- Pak njerëz e kishin ditur se Rita Ora në vitin 2009-të kishte qenë finaliste në fushatën e televizionit BBC "Your country needs you" (Shteti yt ka nevojë për ty), e cila paralajmëron përfaqësuesin që ky televizion dërgon në garën muzikore të Eurovizionit. Ajo shkoi deri në finale, por vetë u largua nga gara me arsyetimin asokohe se, "nuk ishte ende gati për një hap të tillë". Ky fakt dhe shumë të tjera nuk po i rrëshqasin nga dora faqeve rozë në Serbi, të cilat po shkruajnë pandalë për kosovaren, e cila po bën bujën e botës. "Vajza londineze nga Kosova",diçka e tillë nis shkrimet që bën propaganda, këtë herë, e mirë serbe. Portali serb "B-Turn", i cili i kushtohet kulturës ballkanike në përgjithësi, mes shumë artikujve për artistë të ndryshëm evropianë, aty afër përkrah edhe me turbofolkun e Svetlana Raznatovic-Cecës, në mënyrë shumë të mirë dhe të artikuluar pa ndonjë prapavijë, ka shkruar për bukuroshen Ora. "Shumë prej diskutimeve po dalin të jenë të koncentruara në stilin e saj. Dikush e sheh si këngëtare, dikush si modele, dikush si një objekt të Jay Z.

Askush më nuk po flet për kinse aferën e saj me Jay Z., apo xhelozinë e Beyonce. "Hot right now" ka pushtuar toplistat dhe Rita po zbardh fytyrën e Kosovës. "Rita, Kosova ka nevojë për ty dhe muzikën tënde", lexohej midis rreshtash në artikullin e fundit për Orën, duke shtuar në fund edhe pjesë nga intervistat e ndryshme të Ritës, ku ajo tregon se gjithçka që e bën, e bën "për familjen dhe shtetin tim, Kosovën". Pas nuk ka mbetur as portali tjetër kulturor serb "Seecult". Portali në të cilin raportohet edhe nga ngjarjet kulturore kosovare dhe ku mund të gjesh artistë nga mbarë Evropa të profilizuar e intervistuar, ka sjellë po ashtu lajmin për Orën dhe pjesëmarrjen e saj në fushatën "VEVO lift UK" ku Rita Ora ka lançuar një video në "Youtube" me titullin "Becoming Rita Ora" (Të bëhesh Rita Ora). "Seecult" i cili menaxhohet nga vetë Ministria serbe e Kulturës dhe përditësohet shumë shpesh me lajme të reja, tregon se në këtë video kosovarja paraqitet e thjeshtë, pozitive, gjithmonë duke treguar se ndihet e bekuar që vjen nga Kosova. Lajmi tregon edhe për videoklipin e ri të Orës "R.I.P", ndërsa komplimentet vijnë edhe nga komentuesit serbë, disa prej tyre duke e quajtur Orën si Gwen Stefani e ardhshme, apo "vajza ndryshe, me stil urban". Portali tjetër, i cili ka disa kohë që është jofunksional, "Yuropa.org", dikur ka shkruar për Orën se ajo është shpresë e re për kompaninë muzikore të JAY Z dhe se brenda disa viteve do të ekonsiderohet si një ndër yjet e reja të muzikës moderne evropiane.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Spacer
Edhe serbët "e duan" kosovaren Rita Ora Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi