Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Maqedoni, gjenden të vrarë pesë peshkatarë Empty Maqedoni, gjenden të vrarë pesë peshkatarë

Fri 13 Apr 2012 - 19:42
Maqedoni, gjenden të vrarë pesë peshkatarë 53349SHKUP - Mediat maqedonase bënë të ditur se pesë persona të vrarë janë gjetur afër liqenit të Hekuranës në afërsi të Shkupit. Burimet policore ende nuk kanë informacione se në çfarë rrethanash kanë ndodhur këto vrasje. Ekipet e policisë tashmë janë në vendngjarje dhe për më tepër informacione pritet të dalin sot gjatë ditës.

Gjurmë të dukshme të gjakut dhe plumba janë gjetur afër trupave të cilët të enjten diku rreth orës 22:30 i kanë gjetur kufomat në afërsi të liqenit në fshatin Smilkovci të Shkupit.

Ata të gjithë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët siç thuhet nga lagjet Butel dhe Radishan.

Banorët e Creshevës kanë theksuar se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi