Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 15:22
Tre fëmijë, të moshave 4, 10 dhe 10 vjeç janë gjetur të therur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë. Dyshohet se i ka vrarë nëna e tyre 37-vjeçare, e cila u gjet e plagosur në shtëpi
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Lecco%209%20marsTragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Lecco%206
ITALI-Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 10 dhe 13 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë. Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme, por policia dyshon se mund të ketë qenë mamaja e tyre, ajo që i ka vrarë barbarisht fëmijët e saj me thikë, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, pas një ulërimë që kanë dëgjuar rreth orës 06:30 të mëngjesit në apartamentin ku ndodhi vrasja. Një fqinj kishte dëgjuar të bërtiturat e fqinjës së tij, dhe shkoi të trokiste në derë për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Sapo ishte hapur dera ai kishte para gruan shqiptare të lyer në gjak dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Kur ka shkuar në vendngjarje policia ka gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve mbi krevat, si dhe nënën e tyre të plagosur rëndë. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Jam vetëm, asnjë nuk më ndihmon. Nuk mund t’ia dilja më”, -mësohet të ketë thënë 37-vjeçarja pasi ka mbërritur në spital. Nëna e tre fëmijëve të vrarë do të pyetet nga policia për të mësuar të vërtetën e ngjarjes, por aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe nuk mund t’i nënshtrohet një pyetësori nga ana e policisë.

Mendohet se fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme të banesës duke i ikur nënës, e cila më pas i kishte vënë në krevatin e saj në dhomën e gjumit. Mediat italiane raportojnë se policia ka gjetur edhe një thikë të madhe kuzhine pranë trupit të pajetë të fëmijëve, thikë me të cilën dyshohet që nëna të ketë vrarë fëmijët, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mendohet se janë kushtet e rënda ekonomike të familjes. Shqiptarja 37-vjeçare ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh dhe jetonte vetëm me tre fëmijët e saj, në periferi të rajonit të Lecco-s në Itali. Policia po përpiqet të kontaktojë me babanë e fëmijëve për të mësuar më tepër rreth jetës së tyre dhe të nënës së tyre, por është e vështirë të lidhet kontakti me të, pasi ai ishte divorcuar që para shumë vitesh dhe nuk jetonte më me familjen.

/Shekulli Online/ E.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 15:46
Nëna që i vrau 3 vajzat e saj: Shmanga të ardhmen e tyre të dëshpëruar
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 2_1188
“I vrava unë për të shmangur të ardhmen e dëshpëruar që i priste përpara”. Kështu u tha karabinierëve 38-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi, e cila vrau mëngjesin e sotëm me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura: Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, në periferi të Lecco-s në Itali. Autoritetet italiane u njoftuan për krimin nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kishin dëgjuar thirrjet e vajzave për ndihmë, teksa përpiqeshin t’i shmangeshin përpjekjeve të nënës së tyre për t’i qëlluar me thikë.
Kur mbërritën në apartamentin e vogël ku jetonte gruaja e divorcuar, karabinierët u përballën me një skenë horror, pasi gjithçka ishte mbuluar në gjak, ndërsa 38-vjeçarja, me plagë në duar e qafë, në gjendje shoku, ishte shtrirë përpara portës së banesës.
Ndërkohë vajzat e mitura u gjetën pajetë në një krevat, ku i kishte vendosur gruaja, pasi kishte kryer krimin.
Sipas mediave në Itali, babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri. Ai u njoftua për ngjarjen e rëndë nga policia shqiptare, sapo zbriti nga trageti në portin e Durrësit. Çifti ishte divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt.
Bashkim Dobrushi jetonte prej 15 vitesh në shtetin fqinj, ku punonte në një ndërmarrje metalesh dhe u kishte rrëfyer kolegëve se ishte divorcuar nga e shoqja, për shkak të krizave të depresionit që ajo kishte shfaqur kohët e fundit.
Bashkim Dobrushi kishte kërkuar dy javë leje për të vizituar nënën e tij në Kukës, të cilës do t’i shpjegonte arsyet e ndarjes nga e Edlira.
TË AFËRMIT: GJYKATA IA KISHTE CAKTUAR KUJDESTARINË BASHKIMIT
Të afërm të babait të vajzave bëjnë të ditur se Gjykata ia kishte caktuar Bashkimit kujdestarinë e tyre.
“Vajzat jetonin me babain e tyre Bashkimin, gjykata ia kishte caktuar atij kujdestarinë. Edlia i mori duke përfituar nga mungesa e Bashkimit.”- shprehen të afërmit, duke bërë të ditur se trupat e pajetë të vogëlusheve do të sillen në Shqipëri.indeksonline
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 15:50
kish me qen me mir ta hapesh tema  te tjera per shamell si shipria ka perparu dhe po futet ne Europ e jo hap tema m engjarje te zeza
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 15:52
Po do postojme per kengetare e prostituta qe me ne fund pranojne allahun per zot dhe ju falen te gjitha mekatet  Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 320249 


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Fri 14 Mar 2014 - 21:09, edituar 1 herë gjithsej
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 15:53
e mjera ti nese nuk pendohesh te prit zjari
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 20:05
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 20:09
Info shkruajti: u kishte rrëfyer kolegëve se ishte divorcuar nga e shoqja, për shkak të krizave të depresionit që ajo kishte shfaqur kohët e fundit.

O pika pika thuaj por nese ishe semurrur ti do te ikte gruaja,do te linte e te braktiste keshtu si ti? Se besoj! Po ne martese a nuk u betove se do te jeni per te gezime e te veshtirat bashke? Ti cfare bere per gruan tende re.....
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 20:25
AnGeLiC shkruajti:Po do postojme per kengetare e prostituta qe me ne fund pranojne allahun per zot dhe ju falen te gjitha mekatet   Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 320249  
Qofshi ju qe qeshni ne kete teme! :sad26:  :sad26:  :sad26:
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 20:33
Albo shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:Po do postojme per kengetare e prostituta qe me ne fund pranojne allahun per zot dhe ju falen te gjitha mekatet   Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 320249  
Qofshi ju qe qeshni ne kete teme! :sad26:  :sad26:  :sad26:

Qeshja nuk ishte me temen por me tjeter kend..nese ju doni ta kuptoni ashtu atehere fajet si kam une.

U prehte ne paqe shpirti i tyre dhe kurajo familjareve!


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Fri 14 Mar 2014 - 21:10, edituar 1 herë gjithsej
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 21:42
Pikerisht pra ate po them!

Dil e qesh ne 99 temat tjera,e pse duhej pikerisht ketu?

E keqja qendron atehere kur insiston e pse duket si eshte!

Tema,,,,,,,,!


S'ka hapesire as per ngushellim,e as per te shpreh keqardhje .

Oj dore e zeze qe u ngrite me ate thike mbi tre engjej.
Tmerri,tmerri vete.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 21:50
Albo shkruajti:Pikerisht pra ate po them!

Dil e qesh ne 99 temat tjera,e pse duhej pikerisht ketu?

E keqja qendron atehere kur insiston e pse duket si eshte!

Tema,,,,,,,,!


S'ka hapesire as per ngushellim,e as per te shpreh keqardhje .

Oj dore e zeze qe u ngrite me ate thike mbi tre engjej.
Tmerri,tmerri vete.

Sepse gafa u shkruajt ketu e jo ne nje teme tjeter ja pse!

Faji nis qe nga babai i femijeve e tere me rralle qe mbaheshin me te logjikshem e te shendetshem,dore zeza sishte ne gjendje te mbante as veten e vete,babai ku ishte dhe pse e kishte braktisur familjen?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 9 Mar 2014 - 23:10
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731913Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731912Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731911Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731910Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173199Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173198Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173197Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173195Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173194Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173193Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173192Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 173191Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731915Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 1731914
Nannerl
Nannerl
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 105
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/10/2013

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 1:02
:sad26:
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 2:15
Gjyhna.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 9:29
Nje llahtari e tille eshte papershkrueshme me fjale.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 21:27
37-vjeçarja dëshmon për masakrën
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Edlira-dobrushi
37-vjeçarja, Edlira Dobrushi ka dëshmuar sot në mëngjes detaje të reja gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policinë së Lecco. Nëna që vrau tri vajzat e saj tregon se, në momentin e krimit ka qenë e dëshpëruar. Ajo ka pranuar përgjegjësinë e vrasjes së tre fëmijëve.

Pasi ka vrarë tri vajzat – dy të voglat në gjumë ndërsa më e madhja ka bërë rezistencë duke luftuar me nënën që po tentonte ta vriste – ajo ka marrë trupat e pajetë të tyre në dhomën e saj të gjumit.

Pasi fqinjët kanë kërkuar që të luajnë me vajzat e saj ajo u është përgjigjur: “Vajzat e mija nuk janë më”.

Policia italiane ende nuk ka konfirmuar lajmin e tentativës për vetëvarjes të Edlirës. Ajo nuk ka shenja të dëmtimeve serioze në kyçe dhe duar.

Sipas policisë, vrasja e trefishtë ka ndodhur në faza dhe dhoma të ndryshme. 37-vjeçarja jetonte me vajzat në një apartament në katin e dytë të një ndërtese të vogël në Bergamo.

Dyshohet se marrëdhënia e ish-bashkëshortit të saj me një grua tjetër mund të ketë ushqyer urrejtjen e Edlirës. Ish-bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi, 45 vjeç ka 15 vjet që jeton në Itali. Ai ka dyshtetësi dhe është me precedent kriminal.

Policia e arrestoi 37-vjeçaren mëngjesin e së dielës rreth orës 06:30 dhe u gjet në gjendje të çoroditur dhe me duar të mbuluar në gjak. Skena Brenda shtëpisë ishte horror dhe policia thotë se ajo ka përdorur dy thika.

/Shekulli Online/F.S./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 21:28
Ëndrrat e Simonës që u vra nga nëna e saj
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 15679408-044-knQE-U430109384873745yE-1224x916Corriere-Web-MilanoTragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 581d48ec420e60546ebe058864c28739
Simona Dobrushi, vajza shqiptare që u vra nga nëna e saj bashkë me dy motrat e tjera, nuk ishte e turpshme për të treguar dashurinë për babain e saj.

13-vjeçarja në Facebook ajo ishte rregjistruar me emrin Simona Gomez, për shkak të pëlqimit të kishte për këngëtaren dhe aktoren, Selena Gomez si dhe për Justin Bieber gjithashtu.

Simona ishte një vajzë si gjithë të tjerat por që fantazonte për mashkullin e ëndrrave. Ajo ëndërronte të largohej për të jetuar një ditë në Nju-Jork, Los Anxhelos, Las Vegas apo Londër.
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Scuole-Chiuso-e-Maggianico-Dramma-8-510x340
Pyetjes se çfarë do të bënte nëse nuk do të kishte të nesërme, ajo i përgjigjet: “Do të përpiqesha të plotësojë ëndrrat e mija”. Një prej kushërirave të saj, Olivia i shkruan pas ngjarjes tronditëse: “Ti ishte kushërira më e mirë në botë…”

Personi me të cilin ajo fliste më shumë në telefon ishte babai i saj. Kurse nëna e saj edhe pse një ditë më parë kishte postuar në Facebook, se vajzat janë forca e saj, ndërmori aktin e tmerrshëm. “Gjithmonë kujtoni se nuk është thika ajo që dhemb, por dora që përdor atë”. Nuk ka kaluar shumë kohë kur Edlira gjithashtu ka shkruar një frazë të tillë.

/Shekulli Online/F.S./
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mon 10 Mar 2014 - 22:10
kjo femer  e qmenduar  e merito denimin me te ashper
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 0:03
Kronikat e zeza ....
Une sa kam lexuar ne shtyp kjo nene e tyre sikur ka pasur disa crregullime deprosionale apo jam gabim? babi i vajzave ka pasur perkujdesin sipas gjykates apo? Atehere si ky duke ditur gjendjen deprisionale te ish gruas se tije i la gocat pa mbrojtje te sigurt !?
Dhe ne fund perse duhet te komentojme gjera te cilat mund te demantohen nga drejtesia perderisa organet kompetente te hetimeve se japin vendimin final.
Nuk arsyetohet kurrsesi  veprimi i kesaj nene por presim perfundimin. Cila nene e shendoshe ve dore ose vret femijet e saj ?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 1:10
.Artan Fuga

...kush i vrau fëmijët?! Joooo e dashur, fëmijët dhe shpirtin e asaj nëne i vrau ai, ai që i hipi avionit qetë qetë për të mbërritur në Shqipëri ku do bënte një zgjedhje të re. Një tjetër fatzezë (ndoshta moshatare me vajzën e tij) do ti shkonte pas! Dhe ministri italian duhet të kërkonte burg për jetë pikerisht për atë, e rehabilitim mendor për atë të shkretë nënë që mendoi se shpëtimi i vetëm për të bijat, ishte thika e saj. Na besoni kur themi KY VEND NUK ËSHTË PËR VAJZA! Nuk është aspak fatalizëm! Ka djem që hiqen si burra se e dashurojnë nënën, poooor nënës së fëmijëve të tyre ja bëjnë jetën ferr. E ç'familje prodhon kjo?!!! Rrugëve të këtij qyteti shoh vetëm gra të vrara dhe burra vrasës! Këta burra që gruan në shtëpi e konsiderojne si pronë, që për nderin që i kanë bërë duke u martuar me të, duhet të mbyllë gojën e të jetojë aty në hije, e gratë e tjera i konsiderojne si mall zbavitës! Si ta zgjojmë shpresën për gratë e këtij vendi???!!! Si ta zgjojmë ndërgjegjen e arratisur të këtyre burrave?!!!

E cfare ka mbet te shtojme me shume mbas kesaj!!!
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 1:26
Është shumë e mundur që nëna kriminele në këtë rast të ket qen në gjendje të rëndë psikologjike.Ka shumë raste kur shumë njerëz bëjnë vetëvrasje dhe në këtë rast kjo nënë e tre fëmijëve të ket qen në at shkallë depresioni sa që të vetvritte vehtën,duke u bazuar në këtë fakt nëna që ka therr tre fëmijët e vet të zemrës ka qen në një depresion shum të madh sa që të bënte këtë krim.Po të kishte vrarë fëmijët e huaj do të kishte vend për dyshime se i ka vrarë për qëllime të caktuara.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 1:33
Ditë lotësh në shkollën e Simonës, Sidnejit dhe Kejsit
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona3
Mësuesja: Për këta fëmijë është e vështirë që të mendojnë se si nëna mund të jetë në gjendje të vrasë. Ata e kanë shumë të vështirë që të kuptojnë se kjo nënë mund të ketë jetuar një dramë të madhe
Drejtoresha: Nëna ishte një grua e mrekullueshme. Shumë e kujdesshme dhe vinte shpesh tek shkolla. Sot është dita e lotëve dhe nuk është as për ne të rriturit e lehtë
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona4
“Ike shumë shpejt, por do të mbesësh gjithmonë në zemrat tona.” “Buzëqeshja jote do të mbesë gjithmonë me ne”. Këto janë disa nga mesazhet që shokët dhe shoqet e klasës në Maggianico i kanë dedikuar 13-vjeçares, Simona Dobrushi dhe dy motrave të saj, Sidnei dhe Keisi.

Drama që ka prekur familjen shqiptare gjithashtu ka prekur dhe nxënësit e shkollës. Sot banka ku ulej Simona ka qenë bosh dhe e mbuluar nga lule dhe letra të miqve të saj.

Profesori i Simonës, Giancarlo Comi tregon se nxënësit ishin shumë të lidhur me 130vjeçaren. Ai thotë se fillimisht ata kanë kaluar dhimbjen në mënyrë individuale dhe tashmë po ngushëllojnë njëri-tjetrin.
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona5Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona7Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona6
“Fëmijët janë shumë të mbyllur. Ata pyesin si ka mundësi që të ndodhë. Për këta fëmijë është e vështirë që të mendojnë se si nëna mund të jetë në gjendje të vrasë. Ata e kanë shumë të vështirë që të kuptojnë se kjo nënë mund të ketë jetuar një dramë të madhe”, thotë Comi.

“Simona, një vajzë e fortë, e ëmbël dhe mendjemprehtë por që ishte bërë e rezervuar dhe e trishtuar pas divorcit të prindërve. “Shpeshherë e shihnim duke qarë dhe ne e dinim që ajo po e vuante ndarjen e prindërve, por ajo nuk e shprehet shumë”, shprehet drejtoresha e shkollës, Concetta Ferraro.

“Nëna ishte një grua e mrekullueshme. Shumë e kujdesshme dhe vinte shpesh tek shkolla. Sot është dita e lotëve dhe nuk është as për ne të rriturit e lehtë”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollën fillore ku kanë marrë mësime dy motrat e vogla të Simonës, Kejsi 10 vjeç dhe Sidnei 3 vjeç. Edhe tek shkolla e tyre është disa e lotëve.

/Shekulli Online/F.S./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 1:57
Një ngjarje shumë e pillluar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 21:57
Babai i tri vajzave: “Sikur ta dija, nuk do ta lija kurrë”
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma E8a1a4afab6a7b85a875aa0a53bc523b-kRMB-U103015308309wm-568x320LaStampa.it
Trupat e tri vajzave do të sillen në Shqipëri pas përfundimit të ekzaminimeve ligjore
Bashkim Dobrushi, babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre, është kthyer në Itali për të ndarë pikëllimin me familjen e tij. Ai ka udhëtuar për në Itali me një avion nga Tirana për në aeroportin e Malpensës të dielën.

Policia ka “respektuar dhimbjen” e tij dhe nuk e ka marrë menjëherë në pyetje, proces që është kryer të hënën në mëngjes. Kjo është bërë për të kuptuar situatën mes tij dhe bashkëshortes, që u arrestua të dielën pasi dëshmoi për krimin e tmerrshëm.

45-vjeçari ka qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij, pak kilometra larg skenës së tragjedisë, për shkak se ishte në proces divorci nga bashkëshortja, Edlira Dobrushi.

Ka qenë pikërisht vëllai që i ka telefonuar: “Duhet të kthehesh. Ka një problem. Policia thotë se duhet të kthehesh”. Në këtë pikë ai ka pyetur: “Vajzat? Mos u ka ndodhur ndonjë gjë atyre?”

Gjatë marrjes në pyetje, Bashkimi ka përsëritur disa herë: “Nuk duhet t’i kisha lënë vetëm”, por nga ana tjetër wshtw shprehur se, “nuk kishte ndonjë problem mes nesh pas arritjes së një marrëveshje për divorc”.

“Mund të shikoja vajzat e mia të bukura kur të dëshiroja. Por nuk do ta fal kurrë. As nuk do të përpiqem ta mirëkuptoj atë. Për mua tashmë nuk vlen asgjë”, shprehet Dobrushi.

45-vjeçari nuk flet shumë, por tregon vetëm se, është larguar nga Italia të premten në darkë nga Bari, për të folur me familjen për fundin e marrëdhënies së tij me bashkëshorten. Familja e tij jeton në Kukës. Ai do të shkonte atje bashkë me partneren e tij, një vajzë e re, për t’ua prezantuar prindërve.

Bashkimi dhe Edlira kishin dalë para gjykatës më 12 shkurt dhe prej nëntorit ata nuk jetonin më së bashku. 45-vjeçari nisi një lidhje të re dhe gjysma e pagës së tij prej 2 000 euro shkonte për fëmijët.

“Nuk e di”, ka përsëritur ai për rreth tri orë në polici. Tek e fundit askush nuk e di pse Edlira vrau fëmijët e saj. “Ato ishin gjithë forca ime”. Edhe pse Bashkim Dobrushi është i pafajshëm, ai ndien sensin e fajësisë. “Sikur ta dija, nuk do ta lija kurrë.”

Trupat e pajetë të tri vajzave, Simonës, Kejsit dhe Sidnejit pasi t’u nënshtrohet të gjithë ekzaminimeve ligjore, do të kthehen në vendin e prindërve të tyre, si për t'u kujtuar gjithë jetën ata që kanë bërë.shekulli.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tue 11 Mar 2014 - 21:58
ngushlime      familje    ngjarja  trondites
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 21:15
'Tragjedia', telefonata e fundit e Simonës
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 15679372_MGTHUMB-INTERNA
“Një masakër”. Kryeprokurori i Lecco-s, Walter Mapes nuk ka dyshime për të përcaktuar vrasjen e trefishtë që ndodhi mëngjesin e së dielës në Lecco, ku nëna vrau tri vajzat e saj.

Ndërkohë që pritet rezultati i autopsisë nga spitali i Leccço-s, Mapes konfirmon se, një nga vajzat, Simona, është përpjekur të telefonojë policinë.

Telefonata

Një telefonatë e shkurtët, që ka zgjatur vetëm pak sekonda, ku zhurmat dhe zëri në sfond lë të besohet se është përpjeka e dëshpëruar e Simonës, për t’u vetëmbrojtur. Një përpjekje kjo që rezultoi e pashpresë dhe e padobishme ndaj tërbimit të nënës së saj, Edlirës, që tashmë ndodhet në spital.

Nuk ju kuptoj, nuk ju kuptoj”, ka qenë përgjigja e operatorit dhe pas kësaj është ndërprerë telefonata. Pas kësaj ai ka lajmëruar policinë.

Telefonata ku dëgjohen ulërimat e tmerrshme është regjistruar në orën 02:08 të së dielës. Por asgjë nuk do të kishte ndodhur edhe sikur policia të kishte shkuar në vendngjarje pas kësaj telefonate. Kjo pasi në këtë orë, nëna kishte vrarë dy vajzat e saj më të vogla. Në momentin e telefonatës, një prej fqinjëve është zgjuar nga të qartat dhe ulërimat.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 21:18
Tri vogëlushet, ceremoni në Itali, funerali në Shqipëri
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 581d48ec420e60546ebe058864c28739
Tragjedia e familjes shqiptare në Lecco kalon çdo barrierë dogme. Një ceremoni e hapur për të gjithë do të mbahen pranë banesës ku tri vajzat shqiptare jetonin me nënën e tyre.

Funerali i tri motrave të vrara nga nëna e tyre do të mbahet në Shqipëri, ndërsa një ceremoni gjithashtu do të organizohet në xhaminë e Lecco-s. Por xhamia nuk do të jetë e hapur vetëm për të afërmit dhe besimtarët myslimanë. Kreu i qendrës islamike thotë se, mund të marrin pjesë nëse dëshirojnë dhe përfaqësues të besimit të krishterë.

Familja Dobrushi është myslimane, por vajzat kanë ndjekur katekizmin dhe ishin afër Karitasit.

Vendimi për një ceremoni të tillë është marrë nga familja Doburshi. Babai i vajzave dhe xhaxhai i tyre kanë kërkuar leje në xhami për organizimin e një ceremonie të tillë.

“U thash se vajzat do të shkojnë në parajsë”, shprehet Moez Sampti, kreu i qendrës islamike “Assalam”. “Ishten jë tragjedi e tmerrshme si rezultat i mungesës së dialogut. Kam bindjen se nëse nëna do të kishte bashkëbiseduar, ndoshta asgjë nga e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur.”

Gjithashtu, po sot do të mbahet një lutje në bazilikën e Shën Nikollës, organizuar nga Imzot, Franco Cecchini. Takimi do të jetë i hapur për të gjithë, "katolike dhe jo", siç shpjegohet nga Cecchin.

Në këtë lutje, folës do të jenë dhe disa nxënës nga tri motrat shqiptare.

"Ne do të lutemi për tri motrat, por edhe për nënën e tyre, kjo grua nuk duhet të gjykohet. Nuk është në dorën tonë për të shprehur një opinion mbi gjestin e saj”, shprehet Cecchini.

Simona, 13 vjeç, Keisi 10, dhe Sidni, 3 do të prehen në Shqipëri. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit ende nuk është vendosur se kur do të mbahet.

/Shekulli Online/F.S./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:39
Masakra ne Lecco, nena qendroi 4 ore me trupat e vrare te te bijave ne shtrat
Bashkim Dobrushi është pritur në portin e Durrësit nga policia. Është drejtuar menjëherë për në aeroportin e Rinasit. I habitur ka pyetur policinë: Ku po më çoni?! Ata i kanë treguar se i duhej të kthehej në Itali. Fëmijët ishin helmuar dhe janë në spital. Bashkimi ka lëshuar një ulërimë: Mos, m`i paska helmuar ajo!!! Ka zbritur në Bergamo dhe atje është pritur nga tjetër polici. Vëllai, Lulzimi, i cili është rezident po në Lecco ka qenë në gjendje ‘shoku’, ndërsa Bashkimit i kanë treguar policia italiane për gjëmën e madhe që i kishte ndodhur. Në të njëjtën gjendje ka rëndë edhe kuksiani 45-vjeçar, baba i tri vajzave të masakruara me thika në shenjën e hakmarrjes së braktisjes, ndërsa prokurorët dhe policia kanë hezituar ta marrin në pyetje, nga frika e pësimit të ndonjë ataku.

Hetuesit kanë vendosur të respektojnë zinë dhe fatkeqësinë e tyre, ndërsa pritet që të dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore e tri viktimave. Në Lecco, po ashtu si dhe në të gjithë Italinë, edhe përgjatë ditës së djeshme nuk është folur për asgjë tjetër, ndërsa në drejtim të Italisë është nisur edhe vëllai tjetër i Bashkimit, Hamiti. E ndërsa shtëpia e tyre në Kukës ishte hapur për të kryer ritin e fejesës së Bashkimit, tashmë është kthyer në një shtëpi morti, mbase ndër rastet më të rënda që mund t`i bie një familjeje shqiptare. Familja Dobrushi pret trupat e tri mbesave të tyre për të iu dhënë lamtumirën, pikërisht në fshatin ku Simona kalonte, së paku, dy javë të çdo viti.

Ekspertët rindërtojnë skenën makabre

Gjithçka ka nisur rreth orës 02.25 minuta. Edlira Dobrushi, 38-vjeçarja nga Durrësi, gruaja që ka vrarë tri vajzat e saj, 14, 11 dhe 3 vjeç ka treguar gjithë skenën me detaje në polici. Në dhomën e gjumit ka qenë duke fjetur me Sindin, vajzën 3 vjeçe. Simona dhe Kejsi kanë qenë në dhomën e tyre. Ato flinin në shtretër marinari. Edlira së pari ka goditur vogëlushen me të cilën po ndante atë moment shtratin e ‘gabuar’. Të voglës iu ka marrë jeta me një goditje thike në shpinë. Vajza ka ndërruar jetë pa e dëgjuar dy vajzat e tjera që flinin në dhomën tjetër. Më pas ka hyrë në dhomën e dy vajzave të mëdha. Ka goditur të parën Kejsin, ndërkohë është zgjuar Simona. Vajza është përleshur me të ëmën, por gruaja i ka dhënë goditjen e dytë Kejsit. Goditja e dytë e ka kapur në qafë.

Simona ka tentuar të kapë telefonin të telefonojë policinë. E ëma e ka qëlluar njëherë po vajza ka lëshuar telefonin dhe ka dalë në korridor. Ulërimat janë dëgjuar nga fqinjët, por nuk kanë reaguar, pasi kohëve të fundit dëgjonin shpesh zënka në atë hyrje. Simona ka luftuar me të ëmën. Donte të jetonte... Më pas i ka marrë trupat e Kejsit dhe të Simonës dhe i ka shtrirë në shtratin që dikur kishte ndarë me të atin e tyre, me babain që nuk ishte më, as burri i saj dhe s`mund të ishte as babai i tyre. Ka qëndruar me trupat e pajetë të vajzave për katër orë rresht. Atëherë ka tentuar të vrasë veten. Ka kërkuar të presë damarët e dorës, por nuk ia ka arritur.

I ka dhënë një goditje vetes, po jo aq të fortë sa goditjet që iu ka dhënë të bijave. Atëherë ora ka qenë 06.30. Ka dalë nga shtëpia dhe dera është mbyllur automatikisht. Ka trokitur në derën e fqinjit, duke kërkuar ndihmë për t`i ndaluar gjakderdhjen. Fqinji, duke e parë të mbuluar nga gjaku, e ka pyetur se ku janë vajzat, pasi kishte dëgjuar ulërimat e natës. Edlira i është përgjigjur: Nuk janë më! Atëherë burri ka tentuar të thyej derën e apartamentit të hyjë në shtëpi, por nuk ia ka arritur. Ka telefonuar të zonjën e shtëpisë me qira në të cilën banonte familja Dobrushi t`i sillte çelësat. Në dhomën e gjumit janë gjetur të tri vajzat e vrara!

Hetimet

Grupi i ekspertëve që po heton ngjarjen e rëndë dhe të paprecedent, ku nëna shqiptare iu ka marrë jetën tri vajzave të saj duke i goditur me thikë, janë përpjekur të mësojnë se në të vërtet me çfarë personi kanë të bëjnë tek Edlira Dobrushi. Ata kanë zbuluar në faqen e saj në Facebook një sërë shprehjesh dhe pasionesh. Është parë që një nga librat e saj të preferuar ishte; “Letër një fëmije që s`u lind kurrë” i shkrimtares italiane Oriana Falacci. Që vajzën e vogël, Sindin, e konsideronte engjëll, se tri vajzat i quante “forca e saj”. Po aty është gjetur edhe një shprehje, ku gruaja dukej se paralajmëronte bashkëshortin për gjëmën e madhe: “Nuk është thika që të godet, por dora”.

Edlira Dobrushi të dielën, gjatë marrjes në pyetje, ka shpjeguar pa u përlotur se e ka bërë këtë veprim duke e gjykuar si të drejtë dhe se ajo ka shpëtuar vajzat e saj nga një fat i pamëshirshëm, si dhe që i ka mbrojtur nga të këqijtë, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta. Ishte e vetme dhe nuk mund të jetonin në këtë dëshpërim të pafund. Edlira ishte e fiksuar me idenë që nuk do arrinte kurrë t`u ofronte vajzave të saj një jetë të mirë. Ishte e tmerruar nga e ardhmja dhe ishte e bindur që çdo gjë që do kishte bërë do ishte vetëm dëshpërim për tri vajzat e saj. Bashkimi i jepte 400 euro për pagimin e qirasë dhe 700 euro për ushqimin e fëmijëve ndërsa mësohet se edhe vetë Edlira nxirrte disa fitime nga shitja punimeve me dorë që bënte në banesë. Prindërit e burrit të saj thonë se gjykata kishte vendosur që kujdestarinë e vajzave t’ia kalonte atij dhe se ajo i kishte me vetë natën e së shtunës sepse Bashkimi ishte nisur për të qëndruar 15 ditë në Shqipëri me të fejuarën.

Në shkollën e Simonës

“Ike shumë shpejt, por do të mbesësh gjithmonë në zemrat tona”. “Buzëqeshja jote do të mbesë gjithmonë me ne”. Këto janë disa nga mesazhet që shokët dhe shoqet e klasës në Maggianico i kanë dedikuar 14-vjeçares, Simona Dobrushi dhe dy motrave të saj, Sidnei dhe Keisi. Dje, banka ku ulej Simona, ka qenë bosh dhe e mbuluar nga lule dhe letra të miqve të saj. Ndërkohë shokët i kanë bërë një portret, i cili do të qëndrojë në klasën e tyre. Profesori i Simonës, Giancarlo Comi tregon se nxënësit ishin shumë të lidhur me me Simonën.

Ai tregon se fillimisht ata kanë kaluar dhimbjen në mënyrë individuale por më pas kanë nisur të ngushëllojnë njëri-tjetrin. “Fëmijët janë shumë të mbyllur. Ata pyesin si ka mundësi që të ndodhë. Për këta fëmijë është e vështirë që të mendojnë se si nëna mund të jetë në gjendje të vrasë. Ata e kanë shumë të vështirë që të kuptojnë se kjo nënë mund të ketë jetuar një dramë të madhe”, thotë Comi. “Simona, një vajzë e fortë, e ëmbël dhe mendjemprehtë, por që ishte bërë e rezervuar dhe e trishtuar pas divorcit të prindërve. “Shpeshherë e shihnim duke qarë dhe ne e dinim që ajo po e vuante ndarjen e prindërve, por ajo nuk e shprehej shumë”, ka thënë për mediat vendase, drejtoresha e shkollës, Concetta Ferraro. shqiperia.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:41
A s'do ish me mire ky lajm te mos ish ne sfond??

Ka shume dhimbje sipas optikes sime te shkurter,edhe aspak s'ndihem mire kur lexoj per te.

Si mendon?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:47
Tri motrat e vrara, xhamia dhe kisha bëhen bashkë
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Efff444a998b18c1b68bd555bfbf1835_MGZOOM
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 12e5ed71482667176ee6a821e6ee66c8_MGZOOM
Myslimanët dhe katolikët janë bashkuar për t’u falur dhe lutur për Simonën, Sidnin dhe Kejsin. Një ceremoni në nder të motrave 13, 10 dhe 4 vjeç të vrara nga nëna e saj është mbajtur në Lecco, që ndodhet shumë pak larg shtëpisë së tyre ku ndodhi tragjedia.

Funerali

Ceremonia për përcjelljen e tyre në banesën e fundit, do të bëhet në Shqipëri të premten. Pak orë pas ceremonisë në Lecco, trupat e pajetë të vajzave janë nisur për në Shqipëri, ku dhe do të prehen përgjithmonë.

Buqeta me lule

Një buqetë me lule të bardha qëndron tek dera e shtëpisë, ku jetonte Edlira Dobrushi bashkë me vajzat e saj. Lulet qëndrojnë në derën që Edlira hapi për t’i kërkuar ndihmë fqinjit të saj pas masakrës. Më pas ajo u kthye në kuzhinë bashkë me dy thika në duar në përpjekje për të vrarë veten.shekulli.
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma HiUmpkLTragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma XVTYjw1Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma VGMcGQwTragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma UAIIayATragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma IsNUpYU
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:49
Nuk ka nene ne bote qe te vrasi femijet e saj, ndaj o njerez mos t'ju zeje semundja e budallait!...


Armiqte na e punojne, po flini flini se e keni mire!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:51
Albo shkruajti:A s'do ish me mire ky lajm te mos ish ne sfond??

Ka shume dhimbje sipas optikes sime te shkurter,edhe aspak s'ndihem mire kur lexoj per te.

Si mendon?

Besome se njejte e me keq ndihem dhe une por gjithashtu kam aq mllef e dhimbje sa vetem ne kete menyre shpreh ate cka jane meshkujt Shqiptare !!! Ja Shqiptaret e tu e te mite Albo! Ndjehu krenar!
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Wed 12 Mar 2014 - 23:57
Ngjarje tragjike! Cilado qofte arsyea qe e ka shtyre ate grua te bej ate krim, s'ka shfajsim dhe falje per te.
Qofte i lehte dheu per ato engjuj.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Vrau 3 vajzat, Edlira shkruante në FB: Vajzat janë forca ime

Fri 14 Mar 2014 - 10:14
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Largea_largea_vajzat13943806621394438874I ka vrarë fëmijët e saj me thikë, por në Facebook kishte shkruar se, vajzat e saj ishin forca që e çonte përpara. “Vajzat e mia janë forca ime” dhe mbi të gjitha fotot e vajzave janë në profilin në Facebook të Edlirës.
Shënimi i saj ishte lënë një javë më parë në 3 mars. Por duke parë atë që ka ndodhur një ditë më parë (e diele, 9 mars 2014), të bën përshtypje një tjetër frazë e shkruar në Facebook në datën 25 shkurt: “Kujtoni gjithmonë se nuk është thika ajo që të lëndon, por dora që të qëllon”.
Nuk kishte shumë kohë që Edlira apo Eda siç i thonin miqtë ishte në Facebook. Që nga muaji korrik dhe kishte hedhur ndonjë foto në profilin e saj, një foto me flokët bionde ose të disa punëve që ajo bënte me dorë, si çentro dhe qëndisma me grep. Por protagonistet e profilit të saj në Facebook janë tre vajzat.
Siç komenton në një prej fotove, në atë të së voglës Sindi ajo shkruan: “Engjëlli im mbrojtës”. Katër foto janë të vajzës së madhe, Simonës duke i komentuar: “Të kesh një vajzë të re është gjëja më e bukur dhe që na mban të jemi të rinj”.
edlira dobrushi me logo
(Në foto: Edlira Dobrushi Çopa, nëna që vrau tre vajzat dje në Itali)

BURRI ISHTE NISUR PËR NË SHQIPËRI PËR TË NJOFTUAR PËR NDARJEN
I nisur për në Shqipëri për të njoftuar familjen për ndarjen nga grua – Bashkim Dobrushi, 45 vjeç nga fshati Malzi i Kukësit, një punëtor i metaleve që prej 15 vitesh jetonte në Itali dhe me shtetësi të dyfishtë është kthyer sërish në Leko.
Karabinierët e presin mëngjesin e sotëm për të dhënë dëshminë e tij. Babai i tre vajzave, kishte marrë 15 ditë leje që të shkonte në Kukës, ku dhe kishte lindur, që ti shpjegonte familjes për ndarjen nga bashkëshortja.
Njoftimin e kobshëm ia ka dhënë i vëllai edhe ai i cili jetonte në Leko, që kur kishin lënë familjen e origjinës. Ai jetonte jo shumë larg nga banesa e mbesave të tij, të cilat shkonte dhe i takonte shpesh.
BASHKIM DOBRUSHI KISHTE NJË TJETËR GRUA
Burri i Edlira Dobrushit, 37-vjeçares shqiptare që vrau tre vajzat e saj, thuhej se prej disa kohësh kishte lidhje me një tjetër grua. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga karabinierët. Duket se edhe mikja e re e 45-vjeçarit Dobrushi ishte nisur bashkë me të për në Shqipëri. Sipas policisë, ky është një element tjetër që ka sjellë edhe tragjedinë.
FQINJA: NUK MUNDEM TA KUPTOJ, I SHOQËROJA VAJZAT NË SHKOLLË
“Jam e tronditur, nuk arrij ta kuptoj ta imagjinoj këtë që ka ndodhur. I njihja shumë mirë, Simonën, Kesin pasi i shoqëroja çdo ditë për në shkollë”, tregon një nga fqinjët e familjes e cila ndodhej nën shok.
“Jetonin prej 4-5 vitesh këtu dhe nuk kanë krijuar asnjëherë probleme. Një familje shumë normale, nëse nuk do të ishte ajo ndarje mes dy bashkëshortëve, një gjë që ama u ndodh të gjithëve”, shton në fjalën e saj, fqinja e familjes Dobrushi.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Fri 14 Mar 2014 - 21:19
Bashkim Dobrushi u shkruan vajzave: Ju kërkojmë të falur nga shpirti
“Ju lutem, ju përgjërohem, nga Parajsa ku ndodheni tani, edhe në zemrat tona, na jepni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të tmerrshme”
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona%20ok%202Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Simona%20ok%201Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Bashkimi%201
Një letër që të këput shpirtin, është ajo që ka shkruar Bashkim Dobrushi, babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre. Në letrën e shkruar edhe në emër të familjarëve të tjerë, për të kujtuar tri vajzat: Simonën, Sidnin dhe Keisin, Bashkim Dobrushi u kërkon falje vajzave të tij që nuk arriti të kuptonte atë që do të ndodhte. Në letrën e shkruar gjatë ceremonisë së lutjeve në Lecco, babai i dëshpëruar thotë se nuk e ndjen që të dënojë nënën e vajzave të tij. “Nuk dua ta gjykoj”, -shkruan Dobrushi për ish-gruan e tij, dhe njëkohësisht vrasësen e fëmijëve të tij.

“Zemra jonë është e mbushur nga një dhembje e madhe, e papërshkrueshme. Nuk e kemi kuptuar dhe nuk e kemi imagjinuar kurrë këtë që do të ndodhte. Ne kemi dashur vetëm t’ju demonstronim dashurinë që kishim për ju. Përpiqeshim të bënim të pamundurën, por sigurisht që nuk ishte e mjaftueshme. Ju kërkojmë të falur nga shpirti dhe shpresojmë që lart nga qielli ku ndodheni tani, të mund të kuptoni dobësinë tonë”.

Kështu e ka nisur letrën që u ka shkruar të bijave, tashmë të vdekura, Bashkim Dobrushi edhe në emër të familjarëve të tij. Burri i dëshpëruar për humbjen e tre ëngjëjve të tij, Siomën, Keisin dhe Sidnin, pavarësisht dhimbjes së madhe që ka për të bijat, nuk e ndjen që e ëma e vajzave, njëkohësisht edhe vrasësja e tyre, të dënohet. “Nuk dua të gjykoj”. Kështu shprehet Bashkim Dobrushi, për ish-gruan e tij, që vrau barbarisht tri vajzat e mitura, teksa flinin gjumë mbrëmjen e së shtunës, më datë 8 mars.

Duke vazhduar më tej me letrën e tij, babai i dëshpëruar shkruan: “Do të na mungoni pafundësisht. Do të na mungojnë buzëqeshjet tuaja, kurioziteti juaj, përqafimet tuaja, do na mungojnë të gjitha momentet që kemi kaluar së bashku. Do të na mungojë dëshira juaj për të jetuar, projektet dhe ëndrrat tuaja për një jetë të qetë dhe të lumtur. Të gjitha këto ne nuk mundëm t’jua jepnim. Nuk e di nëse do të gjej paqe, por nuk mund ta gjykoj nënën tuaj. Do të doja ta kuptoja, edhe pse tani nuk jam i aftë ta bëj një gjë të tillë, dhe do të dëshiroja ta kisha kuptuar, edhe pse nuk isha i aftë ta bëja një gjë të tillë”.

Në fund letra e babai fatkeq mbyllet: “Ju lutem, ju përgjërohem, nga Parajsa ku ndodheni tani, edhe në zemrat tona, na jepni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të tmerrshme”.

Nëna e tri vajzave, Edlira Çoba Dobrushi pas daljes nga spitali do të futet në burgun e Lecco-s, ku pritet edhe të marrë dënimin. Por në gjendjen në të cilën ajo ndodhet, mundet që 37-vjeçarja të ketë nevojë për një trajtim në psikiatri, pasi është në gjendje shoku.

/Shekulli Online/ E.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Sun 16 Mar 2014 - 14:22
Përcillen për në banesën e fundit tri vajzat e vrara nga nëna
Familja Dobrushi iu jep lamtumirën Simonës, Kejsit dhe Sindit. Në varrim edhe dajat dhe tezet e tri viktimave
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Vajzat
Nikoleta Kovaçi

-Fisi Dobrushi, me dhjetëra banorë të zonës dhe të Kukësit, janë bashkuar në lamtumirën e tri vajzave të mitura, të cilat u vranë nga nëna e tyre, mëngjesin e një jave më parë në Lecco. Me zinë dhe dhimbjen e familjes Dobrushi janë bashkuar edhe familjarët e vrasëses së vajzave. Kanë qenë rreth 30 persona, të gjithë të afërm të familjes së nënës-vrasëse që kanë mbërritur ditën e djeshme në Kukës për t’u dhënë lamtumirën mbesave të tyre. Ceremonia e lamtumirës është kryer në qendrën e fshatit, ndërsa një i afërm i Bashkim Dobrushit ka lexuar edhe letrën e drejtuar për të fundit herë me arkëmortet e të bijave para syve, nga i ati i tyre. Në një ceremoni mortore, si rrallë ndonjëherë në këtë zonë, Sindi 3 vjeç, Kejsi 10 dhe Simona 14 vjeç janë përcjellë për në varreza nga familjarët dhe të afërmit e tyre. Në fshatin e tyre të origjinës, 3 vajzat janë sjellë me një automjet, i cili i ka përcjellë që nga Italia e ku kanë qenë të pranishëm edhe babai me vëllezërit e tij, duke mbërritur në Dobrush rreth orës 16.00 teksa e prisnin të afërmit e tyre, që hapën dyert e mortit që të dielën e kaluar. Në ceremoninë mortore kanë qenë edhe të afërmit e nënës së vajzave, që, siç e do zakoni, familja e Bashkim Dobrushës i ka mirëpritur, duke mos refuzuar praninë e tyre, pavarësisht se aktin e rëndë të vrasjes së vajzave të vogla, duke i goditur me thikë, e kishte bërë pikërisht Edlira. Këta të fundit i janë bashkuar kortezhit mortor me shumë dhimbje dhe tufa lulesh, por nuk kanë thënë asnjë fjalë rreth asaj ç`ka ka ndodhur.

Lamtumira e të atit

Trupat e pajetë të vogëlusheve janë nxjerrë në mes të fshatit për t’u nderuar nga fisi, por edhe qindra banorë të zonës dhe të zonave të tjera të Kukësit. Më pas janë varrosur në varrezat e fshatit, një vendim ky i babait të tyre, që trupi i tyre të prehet në atdhe. Fjalën e rastit, e ka mbajtur për të pranishmit një i afërm i familjes, i cili ka lexuar edhe një letër që Bashkimi i’u kishte shkruar vajzave të tij, ndonëse këto të fundit, nuk mundën ta dëgjonin më, duke i’u kërkuar falje për gjithçka çfarë ndodhi. Mes rreshtave, ai shprehet se do kishte dhënë edhe jetën e tij, që ato të mos ishin larguar nga kjo jetë, por një gjë e tillë është e pamundur, duke kërkuar falje dhe se ai nuk do gjejë paqe për atë që ka ndodhur. “Dhimbja dhe habia, na ka kaplluar të gjithëve. Kisha shumë dashuri për ju. Unë i`u drejtohem sot, në emër të të gjithë familjes, përfshi këtu dajat dhe tezet tuaja. Ne bëmë gjithçka sa mundëm për t’iu siguruar juve një jetë më të mirë, por kjo nuk mjaftoi. Ndaj, më lejoni t’iu kërkoj shumë falje për gjithçka sa ndodhi. Ju tani, jeni në parajsë dhe do kuptoni pamundësitë tona. Do më mungoni shumë. Do më mungojnë puthjet, përqafimet, ëndrrat tuaja, buzëqeshja juaj, momentet që kemi kaluar bashkë, dëshira juaj për të jetuar. Unë do kisha dhënë jetën time, që ju sot të mos ishit larguar nga kjo jetë, por kjo nuk mjafton. Dua të ndaloj kohën, por një gjë e tillë nuk mund të ndodh. Ndaj, ju lutem, na falni nga parajsa ku sot jeni, por edhe na doni sepse kemi shumë nevojë. Ju lutem, më jepni mbrojtje dhe dashuri, gjë që unë nuk ua dhashë dot. Kam shumë nevojë për një gjë të tillë, në mënyrë që të kem paqe. Ju dua pafundësisht dhe nuk mund të gjej paqe që të kuptoj atë që ndodhi. Ju lutem më jepni forcën që të përballoj dhimbjen tuaj”!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Thu 12 Jun 2014 - 0:45
Vrau 3 vajzat e saj me thikë, tenton të vetëvritet ne burg 37-vjeçarja
Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Mak
ITALI - Edlira Dobrushi, nëna e cila vrau 3 vajzat e saj ka tentuar të vetëvritet në burg në Itali. Vrasja makabre ka ndodhur para disamuajsh në Itali, ku 37-vjeçarja Dobrushi po vuan dënimin në qelitë e burgut Bassone, në Como.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 9 marsit të këtij viti, ku Edlira Çopa Dobrushi vrau tre vajzat e saj, Simona, Keisi dhe Sidni, 14, 10 dhe 3 vjeçe.

Dy vajzat e vogla janë vrarë në gjumë, ndërsa vajza e madhe ka tentuar t`i shpëtojë çmendurisë së nënës së saj. Nuk ka mundur dot! Gruaja, pasi ka kryer të tri vrasjet i ka dërguar kufomat e fëmijëve të saj në krevatin bashkëshortor.

Më pas ka tentuar vetëvrasjen, por meqë nuk ia ka arritur dot, ka dalë përjashta apartamentit e mbuluar me gjak. Ka ulëritur dhe janë zgjuar banorët e katit, të cilët e kanë parë me thikën në duar dhe me gjakun që i dilte nga qafa dhe njëra dorë. Kanë lajmëruar 118-ën!”

Prokuroria e Leccos ka bërë publike ekspertizën mjeko-ligjore, për vrasjen e tre vajzave shqiptare. Sipas ekspertizës ajo i ka qëlluar nga 30 herë me thikë vajzat e saj, bën të ditur "TGCOM24".

Edlira Dobrushi, 37 vjeçe ishte ndarë bashkëshorti Bashkim Dobrushi dhe “isha e dëshpëruar”, ka thënë ajo për policinë. Ajo është akuzuar për “vrasje të shumëfishtë”.

Simona, Keisi dhe Sidni, u qëlluar për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Leccos në Itali. Avokati i Edlira Dobrushit, ka treguar për median se, kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë.

“I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme”, ka thënë ai.

“Nuk doja që të jetonin një jetë të dëshpëruar”, ka thënë Edlira Dobrushi për policinë në momentin kur është shoqëruar për në spital pas krimit makabër që ajo kishte bërë.

Trupat e pajetë të tre vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë sjellë në Shqipëria dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të komunës Malzi të Kukësit.

/Shekulli Online/ E.L./
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Thu 12 Jun 2014 - 12:16
AnGeLiC shkruajti:Po do postojme per kengetare e prostituta qe me ne fund pranojne allahun per zot dhe ju falen te gjitha mekatet  Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma 320249 

une nuk gjkoj as ty po as te tjeret sepse vetem Zoti i Madhrishum gjukon por ti je nje krijes e veqante se shum pak ka ne ket Bote femra si ti sepse ti mundohesh me ndikua dhe te Zoti i Madhrishum si aj gjukon e mjera ti Merzitur 
Sponsored content

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma Empty Re: Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi