Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

CROSSBONES grupi shqiptar i muzikes rock ne ”ROCK THE BLOCK” Empty CROSSBONES grupi shqiptar i muzikes rock ne ”ROCK THE BLOCK”

Sun 22 Apr 2012 - 3:31
CROSSBONES grupi shqiptar i muzikes rock ne ”ROCK THE BLOCK” Crosslive”ROCK THE BLOCK” zhvillohet ne kuadrin e Muajit Europian me date 12 maj nga ora 17:00- 24:00 dhe mundesohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi, Bashkia e Tiranes, Ambasada e Republikes Ceke, Ambasada e Danimarkes, Ambasada e Mbreterise se Vendeve te Uleta, Ambasada e Austrise, Ambasada e Suedise.

Grupet pjesemarrese:
CROSSBONES (Shqiperi)
LIBERTIN (Republika Ceke)
ICDONCIA (Danimarke)
RUFUS SPENCER (Danimarke)
NONA (Hollande)
OORB (Austri)
HOUSE OF TREES (Suedi)

Crossbones u formuan ne vitin 1996 ne Tirane. Akordet e para dolen nga basamenti i shtepise se nje shokut te tyre... dhe me pas moren rrugen e Rock & Roll-it me vokalin e fuqishem, ritmet e renda te kitarave dhe baterine frymemarese.
Anetaret e pare ishin:
Olsi Ballta (vokal)
Arbi Xhelo (kitare)
me pas Klodi Shehu (kitare) dhe Alban Male (bateri & tastjere)
deri me 1998 grupi kishte Basista te perkohshem.

Ne kete kohe i bashkohet grupit Fatjon Gjashta(bass) deri me 2000 ku largohet per ne USA.
Grupi nuk kishte emer deri kur Olsi hapi rastesisht fjalorin Shqip-Anglisht ku fjala e pare ne faqe ishte CROSSBONES ( ishte viti 1995).
Patjeter jane grupi me i fuqishem ne rrymen e underground-it Shqiptar.
Crossbones kan performuar gjithmone "Live" ne shume koncerte, festivale Rock-u te zhvilluara ne Tirane, Durres, Shkup/Maqedoni etj.
Crossbones jane pjese e librit "Albanian Rock Anthology" te shkruar nga Kozeta Kurti. (B.L/Infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi