Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Ibrahim Kodra e paraqiti Shqipërinë, si parajsën e vogël të Mesdheut Empty Berisha: Ibrahim Kodra e paraqiti Shqipërinë, si parajsën e vogël të Mesdheut

Mon 23 Apr 2012 - 2:49
Berisha: Ibrahim Kodra e paraqiti Shqipërinë, si parajsën e vogël të Mesdheut Sali-Berisha-ekspozite-Ibrahim-KodraTiranë, 22 prill 2012, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë sot në ekspozitën e piktorit Ibrahim Kodra e titulluar “Shqipëria Fantastike”, e çelur në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Siç raporton noa.al, Kryeministri Berisha e cilësoi Ibrahim Kodrën si një nga piktorët më të mëdhenj të kombit në të gjitha kohërat, një krijues vigan që ekspozoi veprat e tij me piktorët më të mëdhenj të kohës.

“Ai vjen sot në vendin e tij, në 100 vjetorin e Pavarësisë, më dinjitoz se kurrë, me kontributin e tij të madh në gjeninë krijuese të kombit, me këtë ekspozitë të mrekullueshme. Kryevepra e të gjitha kryeveprave të Ibrahim Kodrës është “Shqipëria Fantastike”. Në “Shqipërinë Fantastike”, piktori i madh shkrin në një, bukuritë mahnitëse të vendit të tij, trashëgimitë përrallore historike dhe kushdo që e shikon këtë kryevepër të Ibrahim Kodrës, konstaton dhe konkludon se piktori deshi ti paraqiste botës Shqipërinë si parajsën e vogël tokësore të Mesdheut. Kjo ishte ndjenja dhe kjo ishte dashuria e Ibrahim Kodrës për vendin e tij”, u shpreh Berisha, raporton noa.al.

Sipas Kryeministrit, kushdo që e shikon këtë kryevepër të Ibrahim Kodrës, konstaton dhe konkludon se piktori deshi ti paraqiste botës Shqipërinë si parajsën e vogël tokësore të Mesdheut.

Më tej ai ftoi gjithë qytetarët shqiptarë të vizitojnë këtë ekspozitë të Ibrahim Kodrës, që në këto 100 vjet dha aq shumë nder.

Sakaq ekspozita në fjalë organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Fondacionin “Ibrahim Kodra” në Milano, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi