Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha pranon gabimin: "Dështuam në taksat e biznesit të vogël dhe pasurisë" Empty Berisha pranon gabimin: "Dështuam në taksat e biznesit të vogël dhe pasurisë"

Thu 4 Oct 2012 - 19:53
Berisha pranon gabimin: "Dështuam në taksat e biznesit të vogël dhe pasurisë" Berisha1Por Berisha ka pranuar se më mirë vonë se kurrë lidhur edhe me këto dy probleme. Le t’i kthehemi përsëri, të përcaktojmë një bashkëndarje të të ardhurave në nivel kombëtar dhe kam besim të plotë se do përdoren në mënyrën më eficente në interes të qytetarëve shqiptarë.
Zhvillohet në Tiranë Konferenca për Decentralizimin Fiskal, organizuar nga USAID, ku merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu.


TIRANË - Është zhvilluar sot në Tiranë Konferenca për Decentralizimin Fiskal, organizuar nga USAID. Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm decentralizimin fiskal në Shqipëri.
“Avancimi i reformës fiskale është i rëndësishëm, pasi do të sigurojë që qeveritë vendore do të kenë burimet e tyre të nevojshme për të përmbushur kërkesat e qytetarëve të tyre” tha ambasadori. Më tej ai ka theksuar rëndësinë e debatit të hapur mes faktorëve të pushtetit lokal dhe qendror. “Shumë prej jush janë njohur me nismën ‘Vepro tani!’ Dua që zëri i tyre të dëgjohet dhe të këmbëngulin më shumë. Në të njëjtën mënyrë nxis organet vendore të rrisin diskutimet. Qeveria e SHBA-ve do t’ju ndihmojë, ndërsa ju përpiqeni të ecni përpara”, ka thënë Arvizu.

Ndërkohë, takimin e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai ka vënë në dukje se nga USAID, Shqipëria ka marrë disa nga projektete më të mëdha, të cilat janë histori suksesi në decentralizimin fiskal, në prokurorimet publike etj. Berisha ka mbështetur plotësisht propozimet e kësaj platforme. Ka garantuar për vullnetin e hekurt të qeverisë, për të bërë një ndarje më të mirë të të gjitha burimeve dhe të ardhurave të vendit. Ky duhet të jetë një nga objektivat më madhorë të qeverisë në vitet në vazhdim. “Kjo ndarje do t’u shërbejë më shumë qytetarëve shqiptarë. Do ta bëjë procesin në tërësi më eficent. Çdo vit janë rritur grantet në mbështetje të qeverive vendore”, ka thënë Berisha.

Por ka pranuar dështimin në dy elementë kryesorë; në taksën e biznesit të vogël, e cila i kaloi në administrim qeverisë vendore dhe në taksën e pasurisë. “Nuk kanë qenë histori suksesi. Taksa e parë mblidhet në 60% të saj. Taksa tjetër, themelore për qeverinë vendore, që ligji ua njeh atyre dhe vetëm atyre, është taksa e pasurisë. Në vendet e zhvilluara kjo përbën një nga burimet më të fuqishme për qeverinë vendore, ndërsa në Shqipëri, për fat të keq, të ardhurat e saj janë jashtëzakonisht rudimentare”, ka thënë Berisha, duke kujtuar se vetëm 200 km larg Tiranës, në Pejë, bashkia ka 18% të të ardhurave nga taksa e pasurisë.

Por Berisha ka pranuar se më mirë vonë se kurrë lidhur edhe me këto dy probleme. Le t’i kthehemi përsëri, të përcaktojmë një bashkëndarje të të ardhurave në nivel kombëtar dhe kam besim të plotë se do përdoren në mënyrën më eficente në interes të qytetarëve shqiptarë. “Shtrova këto dy probleme, të cilat duhet të adresohen, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme për një vend të lirë, se sa një administrim i konsoliduar fiskal. Dhe decentralizimi nënkupton një përmirësim thelbësor të administrimit fiskal në tërësi. Dëmi është i shumëfishtë, jo vetëm mungesë fondesh në buxhet, por atak i rëndë për ekonominë. Ju ftoj të vazhdojmë përsëri tema të mëdha si partneriteti publik-privat, një potencial i madh në duart tuaja, ku mund të shënojmë një performancë të madhe në bashkitë dhe komunat tona.”, ka përfunduar Berisha.

/Shekulli Online/M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi