Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekspozita “Shpirti i Arbrit në shekuj” në Muzeun Kombëtar Empty Ekspozita “Shpirti i Arbrit në shekuj” në Muzeun Kombëtar

Fri 4 May 2012 - 14:28
Ekspozita “Shpirti i Arbrit në shekuj” në Muzeun Kombëtar SkenderbeuTiranë – Në vazhdim të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë, ditën e sotme do të çelet në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Shpirti i Arbrit në shekuj” dhe njëkohësisht do të bëhet promovimi i librit antologji nga Fotaq Andrea “Arbëreshët e Italisë 1413-2007″.Antologjia “Arbëreshët e Italisë” përfshin shtatëdhjetë e pesë autorë dhe burime franceze, përzgjedhur si për tematikën e veçantë të shkrimit, për të dhënë një kuadër sa më të gjerë të botës arbëreshe, ashtu dhe për analizën e dukurive historike, etnografike, gjuhësore, artistike, etj.
Fotaq Andrea prej vitesh i ka hyrë këtij kërkimi të materialeve burimore nga autorë francezë, se çfarë dëshmojnë ata për vlerat shqiptare të zhvendosura historikisht në Apenine, kryesisht në Kalabri e Sicili, ku ndodhet pjesa më e madhe e ngulimeve arbëreshe. Botimi është i konceptuar në tre pjesë, përshkrimet e udhëtarëve francezë, letërkëmbime dhe koha modern, shekulli XX.
Antologjia e ilustruar “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007″ nën penën e autorëve francezë vjen në këtë vit të shënuar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë si një vëllim i dytë i antologjisë “Pena të arta franceze për Shqiptarët”, vepër tashmë e njohur nga lexuesi.
Ideja për hartimin e kësaj antologjie u hodh dhe u ndoq nga afër nga prof. Francesco Altimari, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, dhe i filologjisë arbëreshe, pas çeljes së ekspozitës me gravura të vjetra “Shqiptarët në shekuj” në fund të muajit maj 2009 në Kozenca. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi