Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Krimi më i lashtë në botë sjell kampionin më të vjetër të gjakut Empty Krimi më i lashtë në botë sjell kampionin më të vjetër të gjakut

Wed 9 May 2012 - 20:16
Krimi më i lashtë në botë sjell kampionin më të vjetër të gjakut Mumja-217x300Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar atë që fare lehtë mund të quhet kampioni më i vjetër i gjakut, në trupin e një njeriu të 5000 viteve më parë, i cili është gjetur në një akullnajë, në Itali.

Trupi i të ashtuquajturit Oetzi i Akullt është gjetur 22 vjet më parë dhe që atëherë është ruajtur në kushte frigoriferike, duke u bërë herë pas here objekt i studimeve të ndryshme. Disa teste të kryera kohët e fundit kanë zbuluar çfarë ka konsumuar për herë të fundit dhe mënyrën brutale të vdekjes në malin me lartësi mbi 2743 m.

Ekipi i shkencëtarëve italianë dhe gjermanë kanë arritur të gjejnë gjurmë gjaku në trupin e mumifikuar të njeriut 5000-vjeçar. Ekipi i shkencëtarëve ka analizuar kufomën dhe ka dalë në përfundimin se ai është vrarë nga një shigjetë. Pajisjet skanuese të teknologjisë së lartë kanë vënë re praninë e rruazave të kuqe të gjakut, në formën karakteristike që gjenden te njerëzit e shëndetshëm në ditët e sotme.

Rezultatet e studimit janë publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”.



Trupi 5000-vjeçar

Kur ai u gjet në vitin 1991, trupi ishte pothuajse i plotë, i veshur dhe me armët primitive që kishte përdorur. 46 vjeç, me një gjatësi prej 159 cm, njeriu i akullit është bërë personazh i dokumentarëve në të gjithë botën dhe ka qenë objekt debatesh për faktin nëse është vrarë aty ku u gjet apo diku tjetër.

Madje, u hodhën hipoteza se ai mund të kishte sjellë një mallkim, pasi nisi të qarkullonte një legjendë se shtatë njerëz të tjerë, të cilët në një farë mënyre patën lidhje me të, ishin gjetur të vdekur në rrethana misterioze.

Gjetja e tij u pasua nga një betejë gjyqësore mbi pronësinë e trupit mes Italisë dhe Austrisë. Italianët e fituan gjyqin, por u hap një tjetër konflikt në lidhje me shpërblimin mes personave që e gjetën.

Autoritetet italiane u dhanë fillimisht atyre një shumë prej rreth 3 mijë paund, por më vonë gjykata vendosi që shpërblimi të shkonte në 120 mijë paund.

Erika Simon, 71 vjeçe, tha se mumja ka sjellë miliona euro të ardhura nga turistët që vijnë ta vizitojnë dhe ajo duhet të kishte përfitimet e saj si personi që e gjeti.

Bashkëshorti i saj, Helmut, është një prej 7 personave “të mallkuar”. Ai vdiq aksidentalisht teksa bënte alpinizëm në vitin 2004. / Përgatiti: Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi