Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë Empty Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë

Sun 13 May 2012 - 23:16
Shitet aparati fotografik më i shtrenjtë në botë Aparati

Vjenë, 13 maj – Në Vjenë , në një auksion është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për aparatin Leica nga viti 1923. Ky aparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparati fotografik.

Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923 i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre.

Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët.

“Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparat fotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit “Vestliht” në një komunikatë.

Vitin e kaluar është shitur një Leica nga seria 0 në ankand për 1,32 milionë euro./koha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi