Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedia si kusht për solidaritet Empty Tragjedia si kusht për solidaritet

Tue 22 May 2012 - 3:11
Ardit Rada

Pasditja e djeshme tronditi për të disatën herë këto vitet e fundit familjet shqiptare. Tragjedia e Qafës së Vishës na solli ndërmend shumë të tjera, kryesisht ato automobilistike. Në Pukë dy vite më parë humbën jetën 14 persona si pasojë e rënies së një autobusi dhe pak muaj më pas ngjarja u përsërit duke u marrë jetën 8 udhëtarëve 4 kilometra pranë fshatit Fratar në Mallakastër. Ngjarje të tilla janë njohur edhe vite më parë, por pyetja që shtrohet është se përse gjithë këto aksidente me viktima të shumta në një popull kaq të vogël? E sikur të mos mjaftonte vetëm gara e shëmtuar e raportimeve nga terreni, ku gazetarët u vunë në garë kush e kush të nxirrte më tepër viktima dhe foto ekskluzive të njerëzve të gjymtuar, e gjithë qeveria zbarkoi në Himarë ndërsa një pjesë tjetër e politikës iu drejtua Spitalit Ushtarak të Tiranës me thirrjet për solidaritet dhe dhurim gjaku për të dëmtuarit.

Veç dhimbjes që ne si qytetarë duhet të ndjejmë në të tilla fatkeqësi kombëtare, duhet të shohim edhe një mesazh kamikaz që politika përcjell. Po dje, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përcolli ngushëllimet e vendit të tij dhe po kështu bëri edhe udhëheqësi Ali Ahmeti nga Maqedonia. Sigurisht që jemi të ndërgjegjshëm se në këto raste nuk bëhet politikë dhe as nuk kërkohet llogari për përmirësimin e infrastrukturës apo dhënien e lejeve të drejtimit të automjetit.

Ajo që më shqetëson më tepër është solidariteti. Përse historikisht shqiptarët kanë qenë më solidarë dhe kanë dhuruar gjak vetëm në raste tragjedie? Si në çdo situatë të tillë edhe aksidenti i djeshëm do të kalojë pa sherrnaja për hir të ditës së zisë e më pas akuzat dhe lëvdatat për Boshtin e Jugut, do të shpërthejnë në Kuvend dhe komisione parlamentare. Ndërsa ne, shqiptarët, do të vazhdojë të na bashkojë titulli “Ra ky mort dhe u pamë”. Aq më keq kur mendon se jetët e viktimave të djeshme kushtojnë më lirë se një bordurë mbrojtëse apo një shenjë rrugore ndoshta e munguar në vendin ku humbën jetën të rinjtë e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi