Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët si faktor stabiliteti Empty Shqiptarët si faktor stabiliteti

Tue 22 May 2012 - 3:14
Prof. Valbona Zeneli



Ish- paraushtarakët shqiptarë në Luginë të Preshevës e në Maqedoni lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon. A duhen vendosur dy seritë e arrestimeve të shqiptarëve në Serbi e Maqedoni në të njëjtën shportë, siç e shtron pyetjen revista amerikane SeTimes? Valbona Zeneli profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen komenton:



Nuk ka arsye të mendosh se ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vendet vetëm për llogari të ngjarjeve më të fundit. E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen. Çdo përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës; ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi. Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia. Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij në institucionet euro-atllantike. Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar — SHBA, BE, OSBE — dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi