Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kodi i Nostradamusit / Lufta e tretë botërore - periudha e trazirave Empty Kodi i Nostradamusit / Lufta e tretë botërore - periudha e trazirave

Fri 25 May 2012 - 13:42
Keni dëgjuar ndonjëherë
për Michel de Notre
dame, i njohur ndryshe si Nostradamus (1503-1566)? Ai është një nga parashikuesit më të famshëm anë e mbanë botës. Por, Nostradamusi nuk është i njohur për parashikime dhe profeci të gëzueshme. Interpretuesit e shkrimeve të tij të shekullit XVI, fizikantë, astrologë dhe profetë thonë se ai ka parashikuar saktësisht dy luftërat botërore, lindjen e dy antikrishtëve (Napoleoni dhe Hitleri), dhe vrasjen e Xhon Kenedit. Gjithashtu, thuhet se ai ka ditur datën, orën e saktë dhe mënyrën e vdekjes së tij.

Studiuesit e Nostradamusit
thonë gjithashtu, se ai ka parashikuar mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore. Në disa nga strofat e tij, ai përmend luftëra dhe ngjarje të tmerrshme që ndodhin brenda dhe rreth Evropës, Azisë dhe Afrikës, të cilat duken se nuk kanë ndodhur deri më tani. Megjithatë, ka disa mendime të ndryshme midis ekspertëve për rendin kronologjik të këtyre ngjarjeve dhe për më tepër, kohën e saktë të tyre.

Ndërsa skeptikët, nuk
ngurojnë të vënë në dukje se strofat e Nostradamusit, janë aq të koduara, sa mund të interpretohen në një sërë mënyrash. Studiues të tjerë të punës së tij, kanë dalë në përfundimin se Nostrdamusi nuk ka parashikuar dot disa nga ngjarjet më dramatike të shekullit të XX dhe atyre paraardhës. Po për shekullin e XXI? A ka Nostradamusi ndonjë gjë për të thënë për këtë shekull të ri? Këtë mijëvjeçar të ri? Shumë janë të frikësuar se shumica e profecive të tij të çojnë të gjitha pikërisht në një drejtim: Lufta e Tretë Botërore! Disa thonë, se kjo luftë është në prag. Me ngjarjet e 11 Shtatorit, ende të freskëta në mendjet tona, dhe tensionet në Lindjen e Mesme, që sa vijnë dhe rriten, një luftë e re me përmasa globale, s’është e vështirë për t’u imagjinuar.

Në maj 2005, disa anëtarë të
Bibliotekës Kombëtare në Romë bënë një zbulim të hatashëm. I pluhurosur në arkivat e tyre, gjendej një dorëshkrim i Nostradamusit. Ky dorëshkrim i ishte dorëzuar djalit të tij dhe më vonë iu dhurua Papës Urbani VIII. Tani, pas rreth katërqind vjetësh, ai u rigjet. Duke përdorur një teknikë moderne, Dr.Rethfordi, i analizoi të gjitha shkrimet, duke gjetur në to shenja dhe lidhje të rëndësishme. Pastaj ai arriti të nxirrte profecinë përfundimtare, që e quajti “Kodi i Nostradamusit”.

Ndryshe nga ç’mendojnë
shumë njerëz, profecitë nuk është se janë të paevitueshme. Një profeci, quhet ngjarja më e mundshme të ndodhë. Gjithashtu, edhe nëse profecia ndodh, nuk është e thënë të ndodhë tamam në kohën e parashikuar. Faktori që vendos, është vullneti i lirë i njerëzve dhe këto të fundit mund të ndryshojnë një ngjarje, kohën e saj apo edhe ta shmangin fare atë. Disa ngjarje janë të vështira për t’u ndryshuar, për arsyen e lidhjes së fortë logjike që mund të kenë me njëra-tjetrën. Ndonjëherë, edhe një veprim fare i vogël mund të ndryshojë një ngjarje dhe të ketë një efekt mjaft të madh në histori. Ajo që është më e lehtë të ndryshohet nga vullneti i lirë i njerëzve, është koha e ngjarjes. Në disa profeci koha e një lufte është e përcaktuar qartë, ndërsa në disa të tjera ajo përcaktohet nga shfaqja e disa shenjave të veçanta, si lidhjet astrologjike apo, ngjarjet që i paraprijnë luftës.

Për të folur më gjerësisht,
profecitë e Nostradamusit tregojnë se Luftës së Tretë Botërore do t’i paraprijnë disa ngjarje natyrore të pa precedenta si tërmete shumë të fuqishëm, cuname, stuhi, tornado, përmbytje, kriza urie etj. Luftërat lokale, revolucionet, shqetësimet politike dhe sulmet e mëdha terroriste do të rriten. Do të ketë vrasje të disa udhëheqësve të lartë dhe mosmarrëveshjet midis shteteve do të thellohen. Ekonomitë e shumë vendeve do të preken, duke sjellë papunësi dhe inflacion. Kjo luftë do të jetë relativisht e shkurtër, por thuhet se do të jetë më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese se luftërat e tjera botërore të marra së bashku.
Për të bërë një përmbledhje,
Lufta e Tretë Botërore do të fillojë kur Rusia, në aleancë me disa vende të Lindjes së Mesme, si Irani, Arabia Saudite, Siria, Libia dhe ndoshta Kina, një ditë të bukur do të sulmojnë Evropën. Përpara luftës, SHBA do të përfshihet në një sërë sulmesh terroriste, vrasjesh, një lufte civile dhe një kolaps ekonomik. Përpara kësaj, do të ndodhë një luftë civile në Itali, gjatë së cilës Vatikani do të pushtohet nga turma e njerëzve. Papa do të arrijë të arratiset, por shumë prej kardinalëve të tij do të vdesin. Pallatet dhe kishat do të digjen. Gjatë rrugës për të ikur, Papa do të kapet dhe do të vritet. Në një Vatikan të përçarë do të zgjidhen tre Papë njëkohësisht, por kjo gjë nuk do të mund të funksionojë.

Me mbështetjen e SHBA dhe
vendeve të tjera katolike, selia e Papës do të zhvendoset diku tjetër dhe aty do të zgjidhet një Papë “i vërtetë”. Gati e gjithë Evropa do të pushtohet nga Rusia dhe aleatët e saj. Shumë nga qytetet e saj, por edhe të SHBA, do të shkatërrohen nga armët tradicionale, por edhe ato të shkatërrimit në masë, si nukleare, kimike dhe biologjike. Rusia do ta sulmojë Evropën nga Veriu dhe Lindja, ndërsa aleatët e saj arabo-iranian do të sulmojnë nga Jugu. Në fillim Papa dhe më vonë kryeministri britanik, do të detyrohen të largohen në SHBA. Parisi do të shkatërrohet nga “revolucionet” brenda Francës. Sulmi i rusëve ndaj SHBA do të ndalojë luftën civile aty. Në luftë do të përdoren edhe armë të reja, kryesisht ato kimike, si për shembull ato me lazer.

Në të njëjtën kohë, një katas
trofë e paprecedentë do të ndodhë. Në mes të luftës, një kometë do t’i drejtohet Tokës. Ajo do të shpërbëhet në disa copa dhe do të godasë Tokën në vende të ndryshme. Copat e vogla do të bien në formën e një shiu të zjarrtë, prej të cilit shumë qytete, fshatra e pyje në të gjithë botën do të digjen. Një copë e madhe do të bjerë në det, duke krijuar një cunam sipas proporcioneve Biblike. Pjesë nga Evropa, SHBA dhe Afrika do të përmbyten.

Një tjetër copë do të bjerë në
tokë, duke krijuar një krater gjigant, i cili do të pasohet nga tërmete dhe vullkane kudo nëpër botë. Kjo ngjarje do të çorodisë pushtuesit në Evropë. Forcat e koalicionit Euro-Amerikan nën udhëheqjen e një figure karizmatike “Chiren”, do të organizojnë një kundërsulm ndaj pushtuesve në Evropë dhe kudo. Forcat ruse në Evropë do të shkatërrohen pothuajse plotësisht dhe kjo do të sjellë fillimin e një revolucioni në Rusi, me pasojë edhe vrasjen e udhëheqësit që nisi luftën. Më vonë, Rusia, nën një udhëheqje të re, do t’iu bashkohet forcave perëndimore për të luftuar ish aleatët e saj, të cilët do të thyen lehtësisht. Papa do të rikthehet në Evropë dhe Chiren do të kurorëzohet Mbret. Pas një humbjeje prej gati dy të tretave të popullsisë së botës, dhe të gjithë pasurive që kombet kishin mbledhur gjatë mijëra vjetëve, paqja do të rikthehet. Megjithatë, nuk ka dyshim që ky s’do të jetë fundi.

Momentalisht, është e vësh
tirë të kuptojmë se pse Rusia do të sulmojë Evropën (edhe pse gjithmonë marrëdhëniet e saj si me Evropën ashtu edhe me SHBA, kanë lënë për të dëshiruar). Por logjikisht, është vetëm Rusia, e cila edhe pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, ka mundësi të përballet me SHBA dhe Evropën. Ajo zotëron jo vetëm armët nukleare dhe teknologjinë e nevojshme, por edhe fuqinë njerëzore për të bërë diçka të tillë. Pamja e qartë e ngjarjeve që do të çojnë në fillimin e Luftës së Tretë Botërore nuk është shumë e qartë. Çfarë duket nga disa profeci, është se Rusia do të ketë shumë tensione me perëndimin për çështjen e Lindjes së Mesme. Por lufta e vërtetë mendohet të fillojë pas vrasjes së një udhëheqësi në rajonin e Ballkanit, i cili mund të jetë i famshmi “Mabus”, shpesh i përmendur në profecitë e Nostradamusit. Ky udhëheqës do të jetë nga një shtet mik i Rusisë.

Kjo e fundit do të mendojë
se perëndimi do të fillojë një pushtim ndaj saj, prandaj do ta fillojë vetë e para. Përveç katastrofave natyrore, lufta do të paraprihet edhe nga një sulm shumë i madh terrorist në SHBA, vrasja e shumë udhëheqësve nëpër botë dhe një lufte në Lindjen e Mesme. Kjo mendohet të jetë një luftë midis Izraelit dhe Palestinës, për çështjen e disa burimeve të reja nafte të zbuluara atje. Kjo do të tendosë akoma më shumë tensionin midis SHBA dhe Rusisë. Edhe Bibla dhe librat islamikë e përmendin Irakun. Aty thuhet se lumi Eufrat do të thahet, dhe ajo që do të zbulohet nën të (nafta), do të tensionojë shumë kombet. Ka gjithashtu profeci mbi shkatërrimin e xhamisë Al-Aqsa dhe Temple Mount në Jerusalem. Gjithashtu profeci në të cilën flitet për vrasjen e Sadam Hyseinit.

Ekziston edhe një numër i
madh profecish, që flasin për ndryshimet që do të pësojë Toka, përpara ose gjatë luftës. Edgar Kejsi, me vizionet e tij është një nga më të njohurit. Është parashikuar se vija bregdetare nga Los Angeles në San Francisko, do të thyhet dhe fundoset, duke u pasuar nga një tërmet shumë i fuqishëm. Nga kjo ngjarje miliona njerëz do të vdesin. Edhe vende të tjera nëpër botë, përfshirë Japoninë, do të fundosen dhe disa toka të reja do të dalin në sipërfaqe. Edgar Kejsi, ka thënë se Atlantis, e ndodhur pranë ishujve Bimini, do të dalë mbi sipërfaqen e detit. Edhe moti do të ketë një ndryshim drastik në shumë vende të botës. Ne tashmë kemi filluar t’i ndjejmë këto ndryshime dhe dekadën e fundit temperaturat e nxehta kanë thyer rekorde.

Gjithsesi, a duhet të trembe
mi nga këto parashikime? Patjetër që po! A duhet të rrimë duarkryq dhe të dorëzohemi përpara tyre? Absolutisht jo!

Le t’i kthehemi edhe një herë
vullnetit të lirë. Ai është një tipar kryesor, që e bën njeriun njeri, apo jo? Ne po shohim përditë vrasje, konflikte, kriza ekonomike e shkatërrim mjedisi. Epo ndoshta, është momenti të zgjohemi! Çfarë të bëjmë? Fare e thjeshtë! Në qoftë se, do të vëmë në përdorim kulturën, dijet dhe inteligjencën njerëzore për të bërë mirë, jo vetëm lufta që mund të shmanget, por edhe ajo kometa që përmendej më lart, ka mundësi të ndryshojë vetë drejtim, e të na lerë të qetë (në rast të kundërt, do të duhej një bashkëpunim midis SHBA, Evropës dhe Rusisë, për të gjetur një zgjidhje!)

Pastaj, ndoshta Nostrada
musit, do t’i vijë keq që shkrimet e tij mbi Luftën e Tretë Botërore, do të mbeteshin vetëm në letër. Ndoshta do të mërzitej, që ne s’do ta humbasim pasurinë dhe s’do ta shkatërrojmë Tokën tonë. Do të plaste nga inati që profecitë e tij nuk do të përmbusheshin. E pra, e di çfarë Nostradamus? Faleminderit për paralajmërimin, por ne do ta shkruajmë vetë fatin tonë!

Shkruar nga Biordi Lundra
Tirana Observer
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kodi i Nostradamusit / Lufta e tretë botërore - periudha e trazirave Empty Re: Kodi i Nostradamusit / Lufta e tretë botërore - periudha e trazirave

Fri 25 May 2012 - 13:44


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi