Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Stalini, Titoja dhe rreziku nga lufta e tretë botërore Empty Stalini, Titoja dhe rreziku nga lufta e tretë botërore

Thu 22 Aug 2013 - 19:50
Washington, 21 gusht – Stalini ishte i preokupuar me Titon dhe kishte përgatitur një plan për invadimin e Jugosllavisë. ShBA ishte e gatshme të mbrojë Jugosllavinë me armë bërthamore. Kështu shkruan në dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (CIA-s) nga të cilat është hequr shenja e skretit.

Sipas tyre lufta private e Stalinit me Titon përpak nuk shkaktoi luftën e tretë botërore. Në dokumentin e quajtur “Shmangia e Armagedonit” CIA thekson se Stalini ishte i vendosur që pavarësisht nga çmimi të shkatërrojë Titon dhe “regjimin e tij revizionist komunist”

Tito kishte ndërmarrë disa veprime që kishin tërbuar Stalinin, por ‘pika që kishte mbushur gotën’ ishte problemi grek dhe ndihma e Titos (rreth 10.000 vullnetarë) komunistëve që po luftonin në këtë vend.

Stalini i kishte dërguar një letër Titos duke e kritikuar për “vijën greke”, meqë konsideronte se komunistët në Greqi nuk kishin kurrfarë gjase meqë Athinën e mbështesnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës “vendit më të fuqishëm të botës”.

Meqë Beogradi kishte refuzuar të lëshonte pe, Stalini kishte kërkuar ndëshkim të ashpër. Përveç përjashtimit nga Informbyroja, sovjetët kishin ndërmarrë një propagandë agresive duke e shpallur Titon dhe qeverinë e tij “grup spiunësh” besnikë të imperializmit amerikan e britanik.

Në bllokun sovjetik nisën “spastrimet” e aleatëve të Titos, më rrënjësisht në Hungari, që ishte vija e parë në kufi me Jugosllavinë.

Në këtë mënyrë nisi “lufta e kundërspiunazhit me përmasa epike” ndërmjet Jugosllavisë e Bashkimit Sovjetik.

Edhe Tito e pastroi regjimin e tij nga elementët prosovjetikë, dhe nisi spastrimin e partisë, të ushtrisë dhe të policisë sekrete, të njohur si “gjuetia ndaj tradhtarëve” që i quajti “informbyroistë”, shkruan në dokumentet e CIA.

Sovjetët ndërkohë formuan njësitë speciale luftarake, duke përfshirë tri brigada ndërkombëtare në Hungari, Rumani e Bullgari, që kërcënonin Beogradin.

CIA konstatonte se rezistenca jugosllave varej nga niveli dhe shpejtësia e ndihmës perëndimore. Washingtoni i siguroi Jugosllavisë 77,5 milionë dollarë ndihmë. Deri në gjysmën e viteve të 50-ta ndihma e përgjithshme ushtarake amerikane për Jugosllavinë kapte gjysmë miliardi dollarë.

Specialistët e CIA-s në projektet e tyre vlerësonin se Jugosllavia brenda 24 muajsh do të jetë anëtare e NATO-s.

Në shkurt të vitit 1951 kreu ushtarak britanik shpalli se sulmi sovjetik mbi Jugosllavinë mund të ishte hyrje për luftë globale.



Megjithatë sulmi i pritshëm sovjetik nuk ndodhi asnjëherë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi