Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse kemi manine te nxjerrim foto “te ndyra” ne Facebook?  Empty Pse kemi manine te nxjerrim foto “te ndyra” ne Facebook?

Fri 25 May 2012 - 15:37
Femrat adhurojnë të jenë të dëshiruara, ndërsa meshkujt duan të ekspozohen për të gjetur një partnere sa më të mirëE keni pyetur
ndonjëherë veten përse në Facebook, apo rrjetet e tjera shoqërore, ju ose shokët e shoqet tuaja keni maninë të nxirrni foto “të nxehta”. Faktikisht shpesh ndodh që nëpër profile të vendosen edhe foto artistesh bukuroshe, apo që janë në poza seksi. Sipas specialistëve, e veçanërisht në bazë të mendimit të Marta Meanas të Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Nevadas, kyçi i të gjithë kësaj fshihet në trurin eprotagonistëve
“Femrat nuk arrijnë t’i kundërvihen mendimit për t’u ndjerë të dëshiruara. Për këtë arsye kërkojnë të ngjallin një interes seksual, mundësisht duke ndezur emocione tek të tjerët”. Disa studime të fundit kanë treguar që më shumë se gjysma e fantazive seksuale të grave ka të bëjë me dëshirën për t’u ndjerë të dëshiruara nga meshkujt. Sipas doktoreshës Meana, gjithçka varet nga erotizmi: “Për këtë arsye duhet të merren në hetim dëshirat seksuale të grave”.

Me shpërthimin e rrjeteve sociale, shumë personazhe të rëndësishëm kanë rënë në tentativën për të shkrepur ndonjë fotografi “të ndyrë”. Mirëpo për shkak të këtyre imazheve kanë lindur disa faqe të veçanta, qëllimi i vetëm i të cilave është të mbledhin sa më shumë foto të tilla të VIP-ave, duke i marrë edhe nga Facebook apo nga rrjetet të tjerë shoqërorë. Edhe meshkujt e bëjnë këtë, por në rastin e tyre, gjithçka është e justifikuar nga zakonet që e kanë zanafillën prej kohës së lashtësisë, atëherë kur meshkujt bën gjeste deri edhe duke prekur organin e tyre, nëse takonin femrën që u ngjallte interes të madh.(giornale)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi