Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A duhet të jemi egoistë për të qenë të lumtur? Empty A duhet të jemi egoistë për të qenë të lumtur?

Thu 7 Jun 2012 - 19:48
Pse disa njerëz ndihen më të lumtur se disa të tjerë dhe a mos ndoshta një arsye drejt kësaj ndjenje është të qenit egoist?S’ka asnjë njeri që nuk është egoist. Dhe, në fakt sa mirë që është ashtu. Të gjithë ne kemi nevojë të jemi të fokusuar tek vetja dhe të përmbushim nevojat që kemi, për të arritur atë që Maslow profesor i psikologjisë në universitetin “Brandeis”, e quante vetaktualizim. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë vetarritje. Ne përpiqemi të arrijmë qëllimet e vendosura për të kënaqur egon tonë, por jeta ka treguar se nuk e bën dot i vetëm.

Sigurisht, njeriu lind dhe vdes i vetëm, askush nuk e jeton jetën në vendin tuaj, por njëkohësisht askush nuk arrin dot të plotësojë vetarritjen nëse nuk kalon nëpërmjet “tjetrit”. Ne e kemi të nevojshme që të na duan dhe t’i duam të tjerët. Vetëm kur jep mund të marrësh, vetëm kur dashuron mund të marrësh, etj. Te gjitha këto tregojnë se njeriu e ka të nevojshëm, gati të pashmangshëm, tjetrin në jetën e tij. Ka nevojë të dojë dhe ta duan. Edhe kjo në vetvete është një formë egoizmi.

Po ku bëhet dallimi? Të refuzosh tjetrin dhe të preokupohesh për të, do të thotë të shpërblehesh me të njëjtin qëndrim. Kur interesi për tjetrin bie në kthetrat e egoizmit: “nuk e vras mendjen për të tjerët”, atëherë kemi të bëjmë me arritjen e lumturisë vetjake të përkohshme, por me përjetimin e një vetmie të gjatë në të ardhmen. “Tjetri”, edhe sikur t’jua ‘bezdisë’ egon tuaj qaramane shpeshherë, është një realitet i domosdoshëm për t’u vet aktualizuar, për të jetuar. /Telegrafi/
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

A duhet të jemi egoistë për të qenë të lumtur? Empty Re: A duhet të jemi egoistë për të qenë të lumtur?

Thu 7 Jun 2012 - 20:03
Ndonje her PO por une kurr nuk e praktikoj ai ose ajo qe me do mund te me afrohet edhe me butesi e dashuri nuk e gjej veten si egoist....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi