Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien! Empty Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien!

Sun 14 Apr 2013 - 16:55
Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien! Anne-baba-cocukMe raste dikush mund edhe të thotë që po ju mësoj të tregoheni pak egoistë. Dhe jam dakord me këtë. Me të vërtetë po ju mësoj të jeni egoistë, por nëse ju nuk jeni sado pak egoistë për t’u përputhur me Energjinë e Burimit tuaj, ju nuk do të keni asgjë për të dhënë pastaj. Disa mund të shqetësohen, “Nëse unë me egoizëm arrij atë që dua, a nuk po ja marr atë padrejtësisht dikujt tjetër?” Por ky shqetësim është i bazuar në konceptin e gabuar që ka një gjindshmëri të gabuar të bollëkut. Ata shqetësohen se nëse marrin shumë nga torta, të tjerët do të mbeten pa gjë. Ndërkohë që në realitet, torta zgjerohet në proporcion sipas kërkesave vibruese të të gjithëve ju. Ju kurrë nuk thoni, “Ndidhem fajtor për bollëkun e shëndetit të mirë që kam gëzuar, prandaj kam vendosur që të sëmurem për dy vitet e ardhshme me qëllim që të lejoj dikë që ka qenë sëmurë, të përdorë rracionin tim të mirëqenies për veten e tyre.” Sepse ju e kuptoni se nëse ju jeni mirë , ju në asnjë lloj mënyre nuk privoni eksperiencën e mirëqenies së të tjerëve. Ka disa që kanë frikë se një person egoist mund të dëmtojë dikë tjetër me qëllim. Por nuk është e mundur për dikë që është i lidhur me Burimin e Energjisë të urojë të keqen ndaj dikujt tjetër – sepse ato vibrime nuk janë të përputhshme. Disa thonë, “Unë pashë një pikturë të një vrasje masive, dhe vrasësi dukej i lumtur. Ai nuk tregonte aspak keqardhje. Ai tha se atij i pëlqeu ajo që bëri.” Por në fakt ju nuk keni asnjë mënyrë për të kuptuar se si ndjehej ai në të vërtetë. Ju përjetoni emocionet tuaja për arsye të lidhjes tuaj midis dëshirës tuaj dhe gjëndjes tuaj aktuale të të menduarit mbi këtë çështje. Por ju nuk keni asnjë mënyrë për të ndjerë saktësisht emocionet e tij. Është premtimi im absolut ndaj jush, se askush që është i lidhur me Burimin e Energjisë mund t’i shkaktojë ndonjëherë dëm dikujt tjetër. Ata shpërhapen në mbrojtjen e tyre, apo në moskënaqësinë e tyre, por kjo kurrë prej lidhjes së tyre. Ju duhet të kuptoni se akti kryesor i egoizmit është të lidheni me Veten. Dhe kur ju ta bëni një gjë të tillë, ju jeni Energji pozitive e pastër e fokusuar në këtë trup fizik. Nëse të gjithë në planetin tuaj do të ishin të lidhur me Burimin e tyre të Energjisë, nuk do të kishte kërcënime, nuk do të kishte xhelozi, pasiguri, apo ndjenja shqetësuese konkurence. Sikur të gjithë ta kuptonin fuqinë e Qënies së tyre, ata nuk do të kërkonin të kontrollonin të tjerët. Çdo ndjenjë pasigurie dhe urrejtjeje ka lindur nga shkëputja juaj me atë kush ju jeni. Lidhja juaj (egoiste) me Mirëqënien do të sjellë vetëm Mirëqenie. Dhe më e rëndësishmja, dua që ju të kuptoni se nuk është e rëndësishme për këdo tjetër të kuptojë se çfarë po mësoni ju, në mënyrë që ju të përjetoni eksperienca të mrekullueshme. Momentin që ju kuptoni se kush jeni, dhe momentin që ju qëllimisht kërkoni mendime që ju mbajnë juve në nivel vibrimesh me atë që ju jeni, bota juaj gjithashtu do të bie në një përputhje – dhe Mirëqenia do ta shfaqë veten para jush në të gjitha fushat e eksperiencave tuaja jetësore.zone24.info
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien! Empty Re: Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien!

Sun 14 Apr 2013 - 18:15
Normale qe po egoja e teper shpesh her na nxjerr ne perfundime te gabuara !
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien! Empty Re: Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien!

Sun 14 Apr 2013 - 22:25
Ehe sa bukur e ka thene,ego-ja lidhet fort me vetevleresimin qe kemi ndaj vetes,shume prej nesh nuk jane te afte te vleresojne veten sa duhet e per kete ego-ja thyhet duke prishur marredheniet njehere me veten e me pas duke lejuar te tjeret te shkelin mbi ne...
Sponsored content

Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien! Empty Re: Duhet të jeni pak egoistë që të përputheni me mirëqënien!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi