Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt Empty Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt

Wed 12 Feb 2014 - 21:42
Ekzistojnë arsye të shumta përse duhet të gëzoheni që nuk keni të bëni me 14 shkurtin këtë vit. Fundja, të qenët beqarë nuk është edhe aq keq.1. Nuk do t’ju duhet të përjetoni tensionin e ditës së Shën Valentinit. Nëse atë ditë do t’ju zënë sytë çifte të cilët janë tepër të tensionuar sesi do t’ju shkojë festa e të dashuruarve, ju nga njëra anë do të jeni të qetë. Nuk do të duhet të vendosni çfarë ngjyre do të jenë lulet, sa do t’i shkojë bluza apo nëse po nxitoheni në marrëdhënien e re që keni krijuar.

2. Është justifikim i mirë për të dalë me miqtë tuaj beqarë. Në shenjë rebelimi ndaj beqarisë, mund të bëni një festë për të gjithë miqtë tuaj që janë single. Gjithashtu mund të dilni për një drekë gjysmëformale me ndonjë person që ka të njëjtin status si ju.

3. Bëjeni ditën e përkushtimit ndaj vetes. Nëse për Shën Valentin të gjithë i përkushtohen personit tjetër në çift, ju gjeni mundësinë dhe përkushtojuni vetes. Blini gjërat që ju pëlqejnë, bëni një banjë të gjatë në vaskë, ndërmerrni një aventurë, kënaqeni veten dhe mos u ndieni aspak në faj.

4. Gëzohuni, po kurseni para! Teksa nëpër botë blihen 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata, dhurata këto që sjellin fitime marramendëse për firmat në ditën e Shën Valentinit, ju nuk do të duhet të shpenzoni asnjë qindarkë. Në vend të kësaj, mund t’i blini të gjitha çokollatat që doni të nesërmen, kur çmimet të jenë normalizuar.

5. Mund të shihni filma pafund. Janë 24 orë në dispozicionin tuaj dhe të filmave që pëlqeni. Nëse keni një aktor ose aktore që ju e adhuroni kaq shumë, ja ku e gjetët një shoqërues të mirë për ditën tuaj “të hidhëruar”.

6. Mund të merreni me çiftet e tjera. Gjatë ditës së Shën Valentinit, dilni shëtitje sa të doni dhe analizoni çiftet e tjera. Askush nuk do t’ju vërë re teksa i shikoni shtrembër, ata do të jenë shumë të zënë duke iu përkushtuar njëri-tjetrit. Kështu së bashku me miqtë e tjerë beqarë filloni thashethemet për gjithçka që nga veshja deri te mënyrat e puthjeve.

7. Nuk do t’ju gjykojë njeri nëse s’doni ta festoni. Nëse do të ishit çift dhe do t’i thoni partnerit apo partneres suaj që s’ju pëlqen Shën Valentini, kjo mund të ishte një tragjedi për të. Përkundrazi, nëse jeni beqarë nuk do t’ju duhet të sajoni asnjë justifikim, asnjë udhëtim imagjinar për ndonjë vend të largët, apo asnjë të afërm të sëmurë që ka nevojë për kujdesin tuaj.

8. Nuk do t’ju braktisë askush në këtë ditë. Nuk do t’ju duhet ta kaloni ditën me frikën nëse partneri apo partnerja ka diçka të dhimbshme për t’ju thënë përtej buzëqeshjes false që po ju jep. Ju jeni të lirë porsi një zog dhe lumturinë e keni brenda vetes.

Përse disa njerëz e urrejnë Shën Valentinin?

Reklamat. Sapo afrohet dita e të dashuruarve, kudo ju hasin sytë vetëm reklama lulesh, dhuratash, çokollatash dhe bizhuterish të shtrenjta.

E kuqja. Gjithçka kthehet në të kuqe ditën e Shën Valentinit, zemra të kuqe, lule të kuqe, tapetë të kuq, fustane të kuq dhe çdo gjë tjetër që do t’ju zënë sytë.

Dhuratat. Disa dhurata mund të jenë të mrekullueshme, por ka edhe të tjera që ndonëse mund të mos pëlqehen, i bëjnë ata që i marrin të shtiren sikur i adhurojnë.

Të shtirurit. Personat që gjithë vitin kanë qenë kundër Shën Valentinit, papritur bëhen të dashur dhe duan të festojnë. Më pas këta persona fillojnë të mburren tek të gjithë për dhuratat që kanë marrë.

Drama. Të gjithë i zë paniku, të dashuruarit shqetësohen si do t’ju shkojë mbrëmja, ata që janë beqarë i kap trishtimi i të qenët vetëm. Papritur kushdo bëhet i ndjeshëm.

Televizioni. Sikurse çdo vit tjetër, përsëri televizionet i kanë mbushur programet e tyre me filma romantikë dhe histori përrallash për dashurinë derisa vdekja të na ndajë. Nga ana tjetër, divorci dhe mosmarrëveshjet duken si gjëja më e çuditshme që mund të ekzistojë.

Pyetjet. Në kuadër të “lajthitjes” së përgjithshme, njerëzit fillojnë të hyjnë në biseda duke pyetur së pari nëse jeni beqar apo të dashuruar. Nëse jeni të dashuruar do t’ju mbysin me pyetje për partnerin ose partneren. Nëse jeni beqarë, do t’ju shohin me keqardhje dhe do të gjykojnë se nuk jeni në gjendje të mbani një të dashur.

Beqarët. Edhe beqarët futen te gjërat që janë për të mos u dashur nga dita e Shën Valentinit. Rrjetet sociale pushtohen nga beqarë krenarë të cilët ngrenë lart lavdet e të qenët vetëm, por që thellë-thellë ëndërrojnë të kenë dikë. reporteri.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt Empty Re: Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt

Wed 12 Feb 2014 - 21:54
Dhe ne fund kaloni naten vetem ,si qen I rrahur si cdo nate grrrr grrrr 
Geri
Geri
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 927
<b>Hobi</b> Hobi : Te Gjuj peshk :P
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tiron
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt Empty Re: Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt

Wed 12 Feb 2014 - 21:57
Ne 14 , jam pushime kemi grev , o fle gjum per koke te gjumit
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt Empty Re: Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt

Thu 13 Feb 2014 - 16:29
Justifikime leshi!...

Mua me qan shpyrti, keta thone gezohu!...

Ose nuk dini te dashuroni ju ose nuk dashuroni kurre, me keto qe thoni!...
Sponsored content

Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt Empty Re: Ja përse duhet të gëzoheni që jeni vetëm më 14 shkurt

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi