Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tronditëse! Greqi: Seks për 5 euro në vende publike Empty Tronditëse! Greqi: Seks për 5 euro në vende publike

Wed 27 Jun 2012 - 3:20
Greqi: Kriza e rëndë ekonomike ka poshtëruar dinjitetit e njerëzve!Tashmë në këtë vend, citon alb-observer.com, nderi nuk ka vlerë. Dikur prostitutat greke numëroheshin me gishta, por gjendja tani ka ndryshuar, pasi vendin e prostitutave të huaja e kanë zënë… femrat greke, të cilat nuk janë prostituta por… të detyruara prej krizës së rëndë ekonomike.Një gazetar grek, Angelos Piriohos, komenton gjendjen e vështirë që është krijuar për shkak të krizës ekonomike.“Jo vetëm të huajat, por tashme dhe greket, bëjnë seks në tualetet e bareve dhe në vende publike vetëm për 5 euro, të pijnë një kafe”, deklaron ai.Madje ai është dhe shumë më pikant kur thotë dhe depoziton zemërimin e tij: “Imagjinoni se çfarë zhurme, çfarë skandali, çfarë injoromi, çfarë paturpësie, çfarë dhimbje, do të shkaktohej nëse një adoleshente infektonte një apo shumë të rritur me virusin vdekjeprurës SIDA, me të cilin/ët ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale në tualetet e një kafeneje dhe në vende të tjera për 5 euro.

Ministria e Arsimit, e ku ta di se ç’dreqin është dhe do të jetë, veçse do të dënonte me pezullim nxënësen, por do të detyronte të gjitha nxënëset dhe jo vetëm ato, të bënin një test të detyrueshëm për t’u vërtetuar se ato nuk janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Duhet të mësojnë se si të sillen ato palo çupa! Të cilat kryejnë marrëdhënie seksuale për 5 euro në tualetet e kafeneve, bareve dhe në ambiente të tjera publike. Turp! Vërtet nuk di se cili është turpi më i madh. Shuma, apo vlera morale e aktit të turpshëm, apo mos vallë askush nuk merret me klientët!

Sigurisht, veç kryefamiljarit të mjerë, i cili ndoshta infektoi bashkëshorten e tij, sëmundje të cilën ai e kishte marrë nga shoqja e shkollës së djalit, ndoshta dhe e dashura e të birit të tij. Ai nuk e dinte se vajza e tualetës, ishte e dashura e djalit të tij. Dhe mbi së gjithash jemi grekë or ta hajë e mira! Sundues. Kokëmisha! Ndoshta nuk ia vlen të përmend zonën, pasi ato nuk janë një e dy, janë shumë, nuk është një rast, por janë me dhjetëra, nuk kemi raste vetëm me femra të infektuara me virusin vdekjeprurës, por kemi shumë raste me vajza e femra të pastra, të cilat kriza ekonomike i çnjerëzoi, i ka detyruar të shiten për 5 euro! Dikur ju, burra grekë, ju të rritur, ju burra trima dhe karrabushobuzukcidhes dhe votues me top… kryenit marrëdhënie me vajza bullgare për 5 euro. Si ju duket, qyl apo jo? Sa një bostan i vogël. Njësoj si ai tipi i cili kreu marrëdhënie seksuale me një bostan, e mbani mend apo jo? Atëherë e gjithë shoqëria u ngrit në këmbë. Super skandal! E kështu dhe me bullgaren e vogël e cila kryente marrëdhënie sekulle në tualetet e ndryshme vetëm për 5 euro. Dhe shoqëria: të ikin të huajt, të largohen laviret bullgare. Prishin “tregun”. Ato mund të jenë infektuar me SIDA. Ato po prishin themelet e shoqërisë të familjeve të shenjta! Ne nuk jemi si do kudo. Ne jemi patriotë, besimtarë të fesë dhe familjarë të denjë! Jemi 3 në 1. Madje klienti gjithmonë ka të drejtë. E mashtroi ajo palo cupë me atë ofertë prej 5 eurosh. Dhe rrobat kineze kushtojnë më shumë.

Ligji mbron klientin? A ekziston këtu çështje morali? Ta them ndryshe. A ka moral? Cipë? Sigurisht që ka. Nëse mëson patrioti grek, se vajza, bashkëshortja, motra, nëna e tij kryen marrëdhënie seksuale nëpër tualetet e kafeneve dhe në çdo vend tjetër publik vetëm për të paguar kafen e saj? Do ta vrasë. Vrasje për çështje nderi. Pra 5 euro. E më pas, do shkojë të lehtësojë dhimbjen me një adoleshente bullgare. Për Greqinë ta hajë e mira. Si u katandisëm kështu ne grekët djalli e mori!”, shkruan gazetari i tronditur nga ndodhitë e kohëve të fundit në vendin e tij./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi