Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

93 vjet nga Traktati i Versajës dhe fundi i Luftës I Botërore Empty 93 vjet nga Traktati i Versajës dhe fundi i Luftës I Botërore

Sat 30 Jun 2012 - 19:24
93 vjet nga Traktati i Versajës dhe fundi i Luftës I Botërore C-000242-300x231Më 28 qershor 1914 princi dhe trashëgimtari i fronit të Austrisë, Francisko Ferdinando, u vra, së bashku me gruan e tij, Sofia, në Sarajevë. Kjo vrasje u bë shkak për fillimin e Luftës së I Botërore.

Lufta I Botërore apo Lufta e Madhe, ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi humbjen e mbi nëntë milionë njerëzve. Ajo përfshiu gjashtë kontinentet: Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë.

Në këtë konflikt të armatosur, u përballën dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermane dhe Perandoria Austro-Hungareze), nga njëra anë dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara (Britaninë, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet europiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Në 28 qershor 1919 në Paris u nënshkrua Traktati i Versajës, qëdo të shënonte fundin e Luftës I Botërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi