Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Një bir i Luftës së Kosovës Empty Një bir i Luftës së Kosovës

Fri 14 Jun 2013 - 14:32
Me babain nga Kosova, nënën nga Finlanda dhe me rezidencë në zemrë të Katalunjas, në Bages, Sallent, aty ku ka lindur edhe ish futbollisti i Barcelonës Gabriel Garcia de la Torre. Ky është kombinimi interesant i një prej talenteve më të spikatura që po rriten në Akademinë e Barcelonës, Labinot Kabashi.
Labinoti ka lindur më 28 shkurt 2000 në Skënderaj, qytet në veri të Kosovës, i banuar në shumicë nga shqiptarët, dhe kur ishte ende foshnje, familja e tij emigroi në Katalunjë, aty ku jeton edhe sot për shkak të valës së spastrimit etnik që nisi ushtria dhe milicia serbe.
Ai nisi të luajë që i vogël futboll duke nisur karrierën e tij me një ekip simotër me Barçën Gimnastic Manresa dhe në sezonin 2010-2011 arriti të futet në "La Masia", aty ku po spikat si një prej talenteve më të mëdha të klubit blaugrana. Madje, "El Mundo Deportivo" në reportazhin e saj e quan "Promesa" ose në shqip premtimi.
Krenarë për Labinotin, të cilit i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij të lavdishme që sapo ka filluar.


Komento:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi