Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Berisha deklaron rritje punësimi, INSTAT e përgënjeshtron, në 2011 dolën 4050 të papunë

Thu 12 Jul 2012 - 14:40
Kryeministri Berisha ka shokuar sërish shqiptarët me deklaratat e tij
bombastike për rritjen e punësimit në vend nga viti në vit. Duke iu
referuar sipas tij, një raporti të Komisionit Europian, Berisha ka
deklaruar dje në takimin e Bordit të Agjencisë për Investime dhe
Zhvillim (AIDA), se ulja e papunësisë mbetet një nga prioritet e
qeverisë, dhe se rritja ekonomike si dhe rritja e punësimit ishte
përgjigja më e mirë ndaj krizës ekonomike dhe financiare në Europë e më
gjerë. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme se punësimi i qytetarëve. Në fund
të fundit, çdo gjë matet me rezultatin dhe suksesi i vërtetë i të
gjitha këtyre përpjekjeve është punësimi i qytetarëve shqiptarë.
Raporti i Komisionit Europian thotë se punësimi në Shqipëri, nga viti
në vit u rrit me 1.4 për qind, në sajë të rritjes së punësimit në
sektorin privat, i cili në vetvete u rrit me 5.5 për qind”, pohoi
kryeministri Berisha. Por nëse do të hapnim faqen zyrtare të Institutit
të Statistikave (INSTAT), vetëm duke parë vijueshmërinë e shifrave të
punësimit nga viti në vit, do të dilnim në një konkluzion: Shifrat e
deklaruara nga goja e Kryeministrit ditën e djeshme, nuk përputhen me
ato të publikuara nga INSTAT. Teksa shohim shifrat e këtij institucioni
të paktën nga kur Berisha mori pushtetin dhe erdhi në krye të qeverisë e
deri në vitin 2012, vërejmë se papunësia jo vetëm nuk është rritur, por
madje është ulur ndjeshëm në vite të veçanta. Ndërsa nëse shohim sa ka
qenë numri i të punësuarve në vitin 2005 e sa është sot në 2011, sipas
INSTAT, numri i të punësuarve në këto 6 vite qeverisje është ulur me
4050 persona në total. Sigurisht që kjo shifër rezulton duke përfshirë
në punësim dhe të vetëpunësuarit në tregti apo bujqësi, sepse nëse do
merrnim vetëm largimet nga puna në sektorin jobuxhetor, rezulton me
rreth 19 mijë persona të larguar nga puna. Kjo është ajo çfarë ka
ndodhur pra me punësimin në vend dhe rolin e qeverisë, që deklaron se e
ka prioritet punësimin. Duke vërejtur këto konkluzione, ne duhet të
mendojmë se në këtë mes, njëri nga këta të tre gënjen; ose Berisha, ose
KE, ose INSTAT. Duke qenë se KE nuk ka asnjë interes të deklarojë shifra
që nuk përputhen me realitetin ekonomik apo social të një vendi vetëm
në qoftë mashtruar, po ashtu dimë që INSTAT i ka publikuar shifrat e tij
shumë kohë para deklaratës së Berishës. Kështu, i bie që në këtë mes,
manipulatori të jetë Berisha, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë
se nuk e ka për herë të parë një veprim të këtij lloji, mjaft të
kujtojmë këtu deklaratën e tij të para do kohëve, kur tha se jemi
ekonomia e dytë pas Gjermanisë në Europë.

Si rezulton punësimi nga INSTAT

Sipas INSTAT, në vitin 2005 numri i të punësuarve ishte 932,102
persona; në vitin 2006 ishin të punësuar 935,058 persona; në 2007 shifra
arriti në 939,000 persona; në vitin 2008 shifra arriti në 974,067
persona; në vitin 2009 numri i të punësuarve pati një zbritje drastike
duke arritur në 899,278 persona; në vitin 2010, të punësuarit kapnin një
shifër prej 916,919 persona, ndërsa në 2011, ky numër lëvizi në 928,052
persona. Pra siç shihet, nga viti 2005 e deri në 2011, në të kundërt të
deklaratave pompoze të Berishës, punësimi ka pësuar vetëm ulje dhe jo
të vogël, pasi 4050 persona rezulton të jenë larguar nga puna në 6 vite
qeverisje e tij. Këtë e vërteton dhe shkalla e punësimit, e cila nëse në
vitin 2005 ajo ishte 45.3 për qind, në vitin 2010 ajo ra në 42.3 për
qind.

Kryeministri shpërfill borxhin publik: 60% nuk më duket linjë e kuqe, por portokalli

Pak ditë pas publikimit të dy raporteve ndërkombëtare mbi situatën e
investimeve të huaja në Shqipëri, Bordi i Agjencisë së Investimeve të
Huaja i kryesuar nga kryeministri miratoi planin e ri të marketingut,
duke evidentuar 7 sektorë kryesorë të ekonomisë ku do të orientohet
tërheqja e investitorëve të huaj. Synimi i nismës parashikon informimin
dhe orientimin e investitorëve të huaj lidhur me mundësitë dhe rrugët
për të investuar në energjinë e rinovueshme, agrobiznes, turizëm,
miniera apo edhe në teknologji. Në cilësinë e kryesuesit të mbledhjes,
kryeministri tha se synimi kryesore është që ndryshe nga viti i kaluar
ku investimet e huaja arrinin vlerën mbi 1 miliardë dollarë, këtë vit
vlera e investimeve duhet të dyfishohet, për t’u reflektuar në rritje
ekonomike dhe punësim për vendin. Në vijim të fjalës së tij, kreu i
qeverisë komentoi edhe situatën ekonomike, duke iu referuar raporteve
ndërkombëtare që e cilësojnë vendin tonë të sigurtë. Berisha tha se
është shënuar një ulje e borxhit publik në 57 për qind, edhe pse shtoi
se edhe në rast se do të ishte kaluar kufiri 60 për qind i nivelit të
borxhit, kjo nuk do të përbënte problem shqetësues. “Atyre që kanë tmerr
nga borxhi dua t’u them se raporti konstaton se borxhi publik në raport
me GDP-në ka rënë në 57 për qind, që, në fakt, dua ta deklaroj sot
publikisht se 60 për qind nuk më duket më linjë e kuqe, por ngjyrë
portokalli”, u shpreh Berisha. Ky konstatim i kryeministrit solli
reagimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode, që u pasua më pas me
batuta mes dy drejtuesve të lartë të ekzekutivit. Në fund të mbledhjes,
Bordi i Agjencisë së Investimeve të Huaja miratoi edhe kriteret për
përzgjedhjen e kompanive fituese nga Fondi për Inovacionin. Ky fond të
shërbejë për të stimuluar ndërmarrjet e vogla, kryesisht për
përmirësimin e infrastrukturës teknologjike.

Rritet kredia për bizneset, individët kërkojnë më pak hua

Pas rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto me 0.2%, gjatë tremujorit
të parë të këtij viti, konstatuar një ditë më parë nga INSTAT, të dhëna
të tjera zyrtare, kësaj radhe nga Banka e Shqipërisë, dëshmojnë për
ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në vend, ngërçin e konsumit dhe
investimeve private. Banka e Shqipërisë evidenton se gjatë 5 muajve të
parë të 2012, kërkesa e individëve për të marrë kredi është ulur, gjë që
është shoqëruar edhe me rënie të huave për ta. Ndërkohë kredia për
bizneset është rritur por 70% e saj shkon për overdrafte dhe kapital
qarkullues, ndërsa financimi i investimeve vazhdojnë të pësojnë rënie.
Sipas të dhënave të Autoritetit Mbikëqyrës Bankar, për 5 muajt e parë të
vitit kredia e re për biznesin arriti në rreth 92.2 miliardë lekë, me
një rritje prej 10.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë kreditimi i individëve për periudhën janar-maj 2012 shënoi
vlerën e 13.3 miliardë lekëve, me një rënie prej 27%, krahasuar me të
njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtyhet për në Shtator privatizimi i HEC-eve

Ministria e Ekonomisë ka shtyrë për në datën 10 dhe 13 Shtator të
këtij viti dorëzimin e ofertave për privatizimin e HEC-ve Bistrica 1 dhe
2, dhe Ulëz-Shkopet. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës dhe
shprehjes së interesit ishte data 9 Korrik, por mësohet se kërkesa për
shtyrjen e afatit pranë ministrisë së Ekonomisë është dorëzuar nga
kompania konsulente e procedurave të tenderimit. Arsyeja është nevoja që
kanë 11 kompanitë ndërkombëtare të interesuara për një vlerësim më të
mirë të veprave dhe përgatitjes së ofertës. Burime nga Korporata
Financiare Ndërkombëtare IFC, bëjnë me dije se shtyrja e afatit është
brenda parametrave të së drejtës ndërkombëtare që gëzojnë subjektet. Të
katër HEC-et që qeveria ka nxjerrë në privatizim, janë ndërtuar gjatë
viteve ‘60-‘70, kanë një fuqi totale të instaluar prej 80 MË dhe
gjenerojnë rreth 6% të energjisë totale që prodhohet në vend.

11.07.2012

Burimi: Gazeta Sot
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: Berisha deklaron rritje punësimi, INSTAT e përgënjeshtron, në 2011 dolën 4050 të papunë

Thu 12 Jul 2012 - 14:41
Ka njeri me te ndyre se sa Sali Berisha?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi