Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

In memoriam: Dijetari shqiptar Dr. Hasan Kaleshi Empty In memoriam: Dijetari shqiptar Dr. Hasan Kaleshi

Thu 19 Jul 2012 - 13:13
In memoriam: Dijetari shqiptar Dr. Hasan Kaleshi Hasan_kaleshi_1Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës dhe vdiq më 19 korrik 1976.

Dr. Hasan Kaleshi ishte historian etnograf dhe albanolog shqiptar. Mësimet e para i mori nga i ati, Ahmed Kaleshi, i cili ishte një hoxhë me autoritet i asaj zone. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjashtë klasë në medresenë e madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Më 1951 u diplomua në Degën e Orientalistikës në Beograd, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoratës me titull “Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe”, në Fakultetin Filozofik në Beograd.

Kontributi i profesor Hasan Kaleshit shtrihej në shumë fusha të ndryshme si: albanologji, gjuhësi, letërsi, etnografi, histori, histori e kulturës etj., por dha një kontribut të veçantë në historiografinë shqiptare.

Profesor Kaleshi ishte një poliglot i vërtetë. Dihet se ai zotëronte disa gjuhë si: arabishten, turqishten, persishten, italishten, gjermanishten, frëngjishten, anglishten, bullgarishten, serbokroatishten dhe, natyrisht, edhe shqipen.

Dr. Hasan Kaleshi vdiq në moshën 54-vjeçare, pikërisht atëherë kur iu desh më së shumti shkencës shqiptare e në veçanti historiografisë shqiptare.

Në Muzeun e Kërçovës, është mbajtur Akademia shkencore kushtuar dijetarit eminent shqiptar Dr. Hasan Kaleshit në 90 vjetorin e lindjes së tij.

Në këtë akademi, u prezantua edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Hasan Kaleshit, i realizuar nga Instituti gjerman “Getyngen”.

Manifestimi vazhdoi me sesionet shkencore ku u prezantuan mbi 20 kumtesa të studiuesve shkencorë nga Prishtina, Shkupi, Tetova, Kërçova dhe vise të tjera shqiptare, e që ju kushtua 90 vjetorit të lindjes së dijetarit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, Hasan Kaleshit.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi