Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Greqia në alarm për sulme terroriste nga organizatat islamike Empty Greqia në alarm për sulme terroriste nga organizatat islamike

Sat 21 Jul 2012 - 18:52
Greqia në alarm për sulme terroriste nga organizatat islamike Sulme-terosriste-ne-greqiAutoritetet greke të sigurisë janë vënë në alarm për shkak të paralajmërimeve për sulme terroriste në Athinë.

Burime policore në Liban, Izrael dhe Uashington njoftojnë se organizata islamike Fatah al Islam ka vënë në shënjestër disa kryeqendra europiane.

Ministri i ri i mbrojtjes së Greqisë ka marre në dorë pikërisht këtë çështje si dhe ndaljen e sulmeve edhe nga grupet marksiste.

Sipas mediave greke, organizata islamike po përgatit sulme në zemër të Athinës dhe në disa kryeqytete të rëndësishme evropiane.

Mediat qipriote kanë thënë se një person me origjine libaneze dhe pasaportë suedeze, u ndalua prej autoriteteve të ishullit gjashte ditë para incidentit në Burgas, si i dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste.

Fatkeqësisht, me shume vonesë u konfirmua se i ndaluari kishte kontakte me autorin e ngjarjes së Burgasit, si dhe me persona që mendohet se janë pjesë e veprimtarisë së Hezbollahit në Qipro dhe Greqi. Për momentin ndaj tij nuk janë ngritur akuza, por po hetohet roli i këtij personi në sulmin e Burgasit. Autoritetet greke sqaruan se kanë kohë që po monitorojnë emigrantë arabë, që dyshohen si pjesë e celulave të terrorit në Evropë

Por, njeriu për te cilin po flitet kaq shume dhe qe akuzohet për hedhje në erë të godinës së shërbimeve sekrete në Bejrut dy vite më parë është Abu Musa. Shërbimet sekrete amerikane besojnë se ai ndodhet në një vend europian për të përgatitur një sulm që do të shkaktojë bujë të madhe dhe do të trondiste botën. /E.Lata/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi