Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Organizatat joqeveritare apelojnë për më shumë tolerancë në shoqëri Empty Organizatat joqeveritare apelojnë për më shumë tolerancë në shoqëri

Sun 16 Nov 2014 - 15:10
Bota sot e shënon Ditën ndërkombëtare të tolerancës 16 Nëntori. Sipas Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, kjo ditë paraqet mundësi që çdo qytetar të deklarohet për shoqëri tolerante pa dhunë, në të cilën respektohen të drejtat e njeriut.Komisioni bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.

“Të kontribuojmë ndaj ndërtimit të shoqërisë në të cilën sundon paqja, toleranca dhe dashuria”, nënvizon në porosinë komisioni. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të tolerancës, Koalicioni i organizatave joqeveritare: Arti i jetesës Maqedonia, Shoqata për zhvillimin e vlerave të Kombeve të Bashkuara – SUNA Shkup, OJQ Art Lajf, përmes manifestimit tregon se toleranca është kusht për paqe, kërkon rrjedhje të lirë të ideve, arsim cilësor për të gjithë, respektim të të drejtave të njeriut si dhe mirëkuptim të diversitetit të kulturave.

“Në botën tonë të përbashkët, promovimi i tolerancës është mënyrë që të ndërtohet harmonia midis diversitetit i cili do të sigurojë një ardhmëri më të mirë. prandaj të gjithë duhet të synojmë ndaj kujdesjes së vlerave njerëzore, nxitjes së përgjegjësisë sociale, me një fjalë bashkimin e botës në një familje”, thekson në manifestim, koalicioni i organizatave joqeveritare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi