Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pekin, dhjetëra viktima nga stuhia e papritur Empty Pekin, dhjetëra viktima nga stuhia e papritur

Sun 22 Jul 2012 - 9:51
Pekin, dhjetëra viktima nga stuhia e papritur Pekini


Rreshjet më të dendura të shiut në 60 vjet kanë shkaktuar të paktën dhjetë viktima dhe kanë bllokuar me mijëra persona në aeroportin kryesor të kryeqytetit kinez, Pekin.

Stuhia goditi kryeqytetin në orët e vona të së shtunës dhe gjatë natës, rrugë kryesore u përmbytën, duke ndërprerë komunikimin e disa lagjeve me pjesën tjetër të qytetit.

Shembjet e çative, rrufetë dhe energjia elektrike nga shtyllat e rrëzuara ishin midis arsyeve që shkaktuan viktima.

Ndërkohë, mbi 500 fluturime u anulluan në aeroportin kryesor.

Aktualisht, shërbimet e urgjencës civile janë duke i ardhur në ndihmë të bllokuarve dhe mijëra të mbeturve të pastrehë në vetëm disa orë.

Sipas medias shtetërore, përmbytjet dhe shkarjet e dheut u bënë përgjegjëse edhe për vdekjen e katër personave në krahinën Shanxi dhe të gjashtë të tjerëve në veriperëndim të Sichuanit.

Zyrtarisht, numri i të shpërngulurve jepet në 14 500 persona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi