Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hungaria kërkon autonomi për Vojvodinën Empty Hungaria kërkon autonomi për Vojvodinën

Thu 2 Aug 2012 - 14:48
Hungari, 2 gusht 2012, NOA - Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, Zholt Nemet deklaroi se nga qeverisja e re serbe pret që të zbatojë autonominë e gjerë për krahinën e Vojvodinës.

"Vlerësoj se është me rëndësi që programi i qeverisë së re të respektojë autonominë për Vojvodinën dhe të drejtat e komunitetit hungarez", deklaroi Nemet për gazetën "Madjar So" të Novi Sadit.

Ai ka theksuar se i kupton shqetësimet e hungarezëve të Vojvodinës ndaj pushtetit të ri, që është i njohur nga përvoja e viteve të 1990-ta. "Partia Përparimtare Serbe nuk duhet të harrojmë se ka dalë nga Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit, që ishte një nga figurat kyçe të brutalitetit etnik dhe pastrimit etnik gjatë luftërave. Dhe nëse kësaj i`a shtojmë faktin se kryeministri i ri Daçiç ka qenë zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit, sigurisht se duhet kuptuar shqetësimin", deklaroi Nemet, duke kërkuar vepra konkrete praktike nga qeveria e re serbe në planin e integrimeve.

a.k/noa.al/ina
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi