Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza donte të kthehej në Shkodër, i ati qëllon mbi të dhe mbi veten Empty Vajza donte të kthehej në Shkodër, i ati qëllon mbi të dhe mbi veten

Thu 2 Aug 2012 - 21:12
Vajza donte të kthehej në Shkodër, i ati qëllon mbi të dhe mbi veten B_250_200_16777215_00___images_dukagjin

Krimi brenda familjes trondit Dukagjinin. Dëshmia e të vëllait zbardh vrasjen.



Nikoleta Kovaçi

Shkodër/Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Arrë në Temal të Dukagjinit. Mirash Bregu ka vrarë të bijën vetëm 14 vjeç dhe pas krimit makabër me të njëjtën armë, ka ekzekutuar veten. Policia e Shkodrës është lajmëruar shumë kohë pas ngjarjes, pasi zona nuk është e mbuluar nga valë celularësh, e për pasojë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes rreth orës 15.00 të pasdites së djeshme. Terreni i thyer dhe pamundësia për të hyrë me rrugë automobilistike në fshatin mbi Drin, ka vonuar tej mase mbërritjen e forcave të policisë dhe skuadrës së vrasjeve të Drejtorisë së Shkodrës.

Referuar të dhënave të para që kanë mbërritur pas krimit të rëndë familjar dyshohet se shkak është një grindje mes babë e bijë për tu rikthyer në Shkodër, atje ku familja Bregu ka edhe një shtëpi tjetër. Detajet e krimit të rëndë i ka dhënë vëllai i Mirash Bregut, i cili ka mundur edhe të zbardhë motivin e plotë për policinë, pasi ka mbërritur në vendin e krimit.


Tragjedia
“Hajde te shtëpia ime. Kam vrarë Marjanën”. Kjo ka qenë thirrja e fundit që ka lëshuar 47 vjeçari Mirash Bregu, në drejtim të të vëllait, pasi ka qëlluar me kallashnikov mbi të bijën e tij 14 vjeçe. Krimi ka ndodhur në sytë e 4 fëmijëve të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në shtëpi, ndërsa mësohet se Merita, gruaja e Mirashit dhe e ëma e vajzës nuk ka qenë në banesë. I vëllai ka mbërritur në shtëpinë e Mirashit dhe sapo ka parë mbesën të pajetë, ka dëgjuar një tjetër krismë arme. Babai i 5 fëmijëve i ka dhënë fund jetës me një plumb, ndërsa më pas në shtëpinë e tij janë bashkuar fisi dhe njerëzit e zonës. Fëmijët e tjerë, një motër më e madhe dhe tre të tjerë më të vegjël se viktima e babait të tyre mësohet se i kanë shpjeguar xhaxhait të tyre historinë e sherrit mes Mirashit dhe Marjanës, ndërsa lajmërimi i policisë është mundësuar orë më vonë.


Shkaku i vrasjes
Familja Bregu, sipas të dhënave të policisë së Shkodrës përveç shtëpisë së tyre në Arrë kanë edhe një shtëpi tjetër në zonën e Bardhajve në Shkodër. Sipas të dhënave familja çdo verë ngjitej në fshatin e lindjes dhe merreshin me punët e shtëpisë ndërsa vajza e dytë e familjes nuk ka pranuar të qëndrojë më gjatë në Arrë. Dëshmia e të vëllait të viktimës ka sjellë edhe zbardhjen e krimit të dyfishtë të kryer nga Mirashi, ndërkohë që bëhet e ditur se 47 vjeçari kohëve të fundit rezultonte të kishte edhe probleme me shëndetin mendor. Policia ka dokumentuar dëshmitë e nënës së fëmijëve si dhe të vëllait të Mirashit për të fiksuar faktet që i duhen prokurorisë për të nisur hetimet për tragjedinë familjare.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza donte të kthehej në Shkodër, i ati qëllon mbi të dhe mbi veten Empty Re: Vajza donte të kthehej në Shkodër, i ati qëllon mbi të dhe mbi veten

Thu 2 Aug 2012 - 21:20
http://www.engjujtshqiptare.com/t15827p80-kronika-e-zeze-lajmet-ditore

Lajmet e kronikes se zeze mund ti postoni ne forumin lajme nga shqiperia ne temen kronika-e-zeze-lajmet-ditore..Lajme te cilat i perkasin vetem kronikes se zeze ketu.. Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi