Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ambasadorja e re amerikane në Kosovë, surprizon me shqipen e saj (video) Empty Ambasadorja e re amerikane në Kosovë, surprizon me shqipen e saj (video)

Thu 9 Aug 2012 - 20:35
Ambasadorja e re amerikane në Kosovë, surprizon me shqipen e saj (video) Jakobson“Përshëndetje unë quhem Trejsi Jakobson dhe kam nderin të jem ambasadorja e re e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Unë kam punuar 24 vjet në shërbimin diplomatik dhe gjithmonë më ka pëlqyer të njihem me njerëzit, me natyrën dhe kulturën e vendeve ku kam shërbyer, kohët e fundit në Azinë qendrore dhe vendet Baltike”, shprehet ambasadorja Trejsi Jakobson tek prezanton veten dhe bashkëshortin e saj për herë të parë ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

Ky ishte promovimi i parë i saj në mënyrën më “diplomatike” i bërë në fushën e shkencës, siç është ajo internetike, nga ambasada amerikane në Kosovë.

“Në Uashington kam punuar në departamentin e shtetit dhe në shtëpinë e bardhë gjatë administratës së Presidentit Klinton, por tani punoj këtu, në Institutin e Shërbimit të jashtëm ku jap kontributin tim në përgatitjen e brezit të ri diplomatik”, vijon Jakobson duke theksuar dhe të veçantën e surprizës së saj, që ajo gjatë gjithë prezantimit në video flet në gjuhën shqipe: “Kam studjuar vetë gjuhën shqipe dhe jam e bindur që ju do më ndihmoni për ta mësuar edhe më shumë”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi