Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane reagon ndaj “Javës së tolerancës në Kosovë” Empty Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane reagon ndaj “Javës së tolerancës në Kosovë”

Thu 23 May 2013 - 19:03
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane reagon ndaj “Javës së tolerancës në Kosovë” F.0523174405560_m
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Luginë së Preshevës dhe Çamërisë janë myslimanë, katolikë, të krishterë ortodoksë dhe hebrenj që kanë jetuar pranë njëri-tjetrit në harmoni me shekuj të tërë. Prandaj, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet çdo iniciativë që sjell në vëmendjen ndërkombëtare historinë e gjatë të tolerancës ndërfetare tek shqiptarët, thuhet në një kumtesë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përkitazi me “Javën e tolerancës në Kosovë”
“Megjithatë, ne nuk e pranojmë zbulimin e pllakës përkujtimore gjatë ‘Javës së Tolerancës’ në Prishtinë e cila përkujton ‘Hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet naziste të ekzekutimit gjatë Holokaustit’ sepse kjo e shtrembëron të vërtetën mbi atë që ndodhi gjatë.

Historia shqiptare është e veçantë: çdo hebre që jetonte në Shqipëri apo që kërkoi strehim aty gjatë Holokaustit u shpëtua. Përderisa gjashtë milionë hebrenj u shfarosën, mijëra hebrenj u shpëtuan për shkak të besës - kodi i nderit që i kërkon çdo shqiptari të mbrojë jetën e çdokujt që kërkon strehim - pa marrë parasysh fenë, ngjyrën, etninë, apo gjininë, edhe nëse kjo nënkupton sakrifikimin e jetës.

Shqipëria ishte vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj. Shpëtimi i hebrenjve nuk mund të ketë ndodhur pa ndihmën e shqiptarëve që jetonin jashtë shtetit sovran të Shqipërisë në Kosovën e pushtuar nga nazistët dhe serbët. Kjo është pllaka që është dashur të jetë ngritur në Prishtinë me 23 maj.

Teksti i pllakës fillon me deklaratën se ‘Ky është vendi ku ka qëndruar sinagoga e fundit e Kosovës deri më 1963’. Kjo gjithashtu fsheh faktet historike. Kosova u sundua nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri më 1966 nga Aleksander Rankovic, një zyrtar komunist serb që shtypi shumicën shqiptare të Kosovës dhe i cili shkatërroi arkitekturën historike shqiptare, duke përfshirë edhe sinagogën.

Së fundmi, meqënëse Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e parakohshme të thuhet ashtu sikur thotë programi zyrtar për ngjarjen se ‘Pllaka është gjithashtu shenjë e mirënjohjes për miqësinë e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit’. Është pikërisht Izraeli që duhet të artikulojë mirënjohjen e tij për rolin e veçantë që shqiptarët luajtën në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, dhe pastaj t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe popujve të tjerë demokratikë që e kanë njohur Kosovën si shtet sovran”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi