Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Reagon Roshi: Noka e Kuliçaj më survejojnë. Ndaj Berishës do hakmerremi më 23 qershor me votë Empty Reagon Roshi: Noka e Kuliçaj më survejojnë. Ndaj Berishës do hakmerremi më 23 qershor me votë

Tue 12 Mar 2013 - 22:18
Reagon Roshi: Noka e Kuliçaj më survejojnë. Ndaj Berishës do hakmerremi më 23 qershor me votë Elvis-roshi-300x217 Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Kavajës, që e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm.

Roshi thotë se arrestimi i tij ka qenë politik, ndërsa akuzon Flamur Nokën dhe Agron Kuliçajn, që e survejojnë.

“Në radhë të parë i kërkoj ndjesë gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që u shqetësuan nga kjo ngjarje e zmadhuar qëllimisht, ku unë u vendosa në qendër të vëmendjes publike pa dëshirën time.

Së dyti, i kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve të Kavajës për përgojimin e jashtëzakonshëm të emrit tim si i zgjedhuri me votën e tyre.

Unë nuk kam ushtruar asnjë lloj dhune mbi trajnerin e Tiranës, për të cilin kam pasur dhe do kem respekt si ish-futbollist i shkëlqyer i kombëtares dhe si përfaqësues i një skuadre mike ne Kavaje. Kam zbritur poshtë për të qetësuar gjakrat e ndezur nga një gjest i nxituar i trajnerit të Tiranës dhe nuk kam pasur asnjë arsye tjetër.

Por megjithatë nuk ndjehem mirë që i dhashë një sebep sado të vogël atyre që nuk i zë gjumi që në 8 maj 2011 nga dëshira për të më bërë keq. Konkretisht Sali Berishës, i cili përmes Flamur Nokës dhe Agron Kuliçajt ka organizuar forca të tëra survejimi e provokimi ndaj meje.

Është e qartë që Sali Berisha nuk e gëlltit dot faktin që Kavaja e përzuri me votë në 8 maj pas 20 vjet premtimesh të pambajtura. Ai kërkon të hakmerret me çdo kusht me Kavajën, por në fakt ai me Kavajën nuk lahet gjithë jetën. Ka marrë votat 20 vjet dhe nuk ka lënë gënjeshtër pa thënë 20 vjet me radhë. Deri edhe sjelljen e detit në Kavajë ka premtuar.

Ndërsa unë i premtoj se në 23 qershor Kavaja do t’ia fusë në hesapin e ndëshkimit me votë edhe këtë burgosje kriminale time për qëllimin e tij vetëm e vetëm politik. Në 23 qershor Sali Berisha do ta mësojë përfundimisht se Kavaja nuk harron asgjë dhe nga Kavaja ai dhe PD-ja nuk kanë çfarë marrin më përveç ndëshkimit të merituar për 20 vjet tallje e poshtërime,” tha Roshi./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi