Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shkencetaret pranojne qe dielli eshte i rrethuar nga nje mase e zeze Empty Shkencetaret pranojne qe dielli eshte i rrethuar nga nje mase e zeze

Mon 13 Aug 2012 - 20:15
Shkencetaret pranojne qe dielli eshte i rrethuar nga nje mase e zeze Dielli-ziShkencetaret ne Londer kane deklaruar se Dielli eshte i rrethuar nga nje mase e zeze, nje fenomen ky i propozuar fillimisht ne vitet 1930 nga nje astronom Zvicerian.

Kerkuesit nga Universiteti i Zyrihut kane zhvilluar tashme nje teori te re, dhe kane ndertuar nje simulim te Rruges se Qumeshtit per te testuar metoden e tyre te matjes se mases perpara se ta testojne ate tek te dhenat e verteta. Raportimi eshte bere nga Daily Mail.

"Kjo hipoteze ne fillim u hodh si rastesisht por megjithate, tani shkencetaret jane pothuajse te sigurte qe eshte dicka e vertete."

"Ne jemi 99% te sigurte qe tek Dielli ka mase te zeze," - thuhet se eshte shprehur autorja kryesore Silvia Garbari per nje gazete.

Studimi thote qe teknikat e perdorura ne 20 vitet e fundit kane patur si qellim te zbulojne gjera te tjera, dhe kane patur gjithmone tendencen e nenvleresimit te mases se zeze qe ndodhet ne Univers.

"Ne fakt, kjo mund te jete e dhena e pare per nje 'disk' te mases se zeze ne Galaksine tone, ashtu si eshte parashikuar nga simulacione te ndryshme teorike dhe numerike, ose mund te kete nje kuptim tjeter qe ndoshta aureola e mases se zeze ne galaksine tone eshte shtypur dhe kjo ka bere qe densiteti i mases se zeze lokale te shtohet." - tha Garbari.

Kerkuesit kane zhvilluar me ne fund nje teknike te re qe arriti te nxirrte pergjigjen e sakte nga te dhenat e simuluara.

Duke e aplikuar kete teknike te re tek pozicionet dhe shpejtesite e mijera yjeve xhuxha K prane Diellit, ata arriten qe te merrnin nje matje te re te densitetit te mases se zeze lokale.

"Fizikantet eksperimentale shpresojne qe te mund te kapin te pakten disa prej ketyre thermijave cdo vit ne eksperimente te tilla si XENON dhe CDMS qe jane aktualisht duke vepruar." - tha bashkeautori i studimit George Lake.

Fritz Zwicky, i cili eshte i pari qe ka folur per kete teori dhjetera vjet me pare, mendon qe grumbujt e galaksive kane qene te mbushur me nje mase te zeze misterioze qe i mbante ato qe te mos fluturonin larg.

Rreth asaj kohe, Jan Oort ne Hollande zbuloi qe densiteti i mases prane Diellit ishte pothuajse dy here me i madh nga sa mund te arrinte te shpjegohej me anen e prezences se yjeve dhe te gazit.

"Duke njohur karakteristikat lokale te mases se zeze eshte nje veprim kyc qe me pas te mund te zbulohet se me cfare thermijash eshte e perbere," - shtoi Lake.

Nderkohe kerkuesit vazhdojne me eksperimentet e tyre ne kerkim te se vertetes.

Nese shume shpejt do te arrinin te kuptonin dicka ne lidhje me kete, atehere do te ishte bere vertet nje hap shume i madh drejt njohurive me te medha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi