- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Berisha: Pjesëmarrje në politikë për emigrantët dhe votë aty ku jetojnë
Sun 26 Aug 2012 - 16:26
Tiranë, 21 gusht 2012, NOA- Kryeministri Sali Berisha në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Unionit të Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë, rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare që emigrantëve shqiptarë t’u garantohen kushtet e nevojshme si për pjesëmarrjen në jetën politike në Shqipëri, ashtu edhe për ushtrimin e të drejtës së votës në vendet ku ata jetojnë.
Kryeministri Berisha i siguroi ata se qeveria shqiptare ruan në përparësitë kryesor të axhendës së saj marrëdhëniet me vendet, ku jetojnë dhe punojnë emigrantë shqiptarë, përkujdesjen për adresimin e problematikave që ata hasin, në shërbim të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve të jetesës së tyre, por edhe në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të vlerave e identitetit kombëtar, gjuhës e traditave të larta të vendit e kombit tonë.
Ai thekso se, qeveria shqiptare ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e vendeve fqinje, Greqisë, Italisë, por edhe të vendeve të tjera dhe në një frymë mirëkuptimi e bashkëpunimi po punohet për të adresuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aspektet sociale si pensionet, arsimi, hapja e qendrave kulturore etj..
Kryeministri Berisha i njohu gjithashtu me përgatitjet që qeveria shqiptare po bën për festimin me dinjitet të jubileut historik të 100 vjetorit të pavarësisë si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet ku jetojnë e punojnë emigrantë shqiptare, por edhe diaspore shqiptare në përgjithësi
Siç informon noa.al, nga ana e tyre përfaqësuesit e Unionit të Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë i shprehën Kryeministri Berisha mirënjohjen e thellë për arritjet e qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, në transformimin rrënjësor të Shqipërisë, në të gjitha fushat, duke përfshirë sektorin ekonomik, infrastrukturat e rëndësishme rrugore e të tjera, çuarjen përpara të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO, etj.
noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|