Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbulohet një statujë e femrës dardane në Ulpianë Empty Zbulohet një statujë e femrës dardane në Ulpianë

Fri 31 Aug 2012 - 14:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Zbulohet një statujë e femrës dardane në Ulpianë StatujaPRISHTINË - Figura e një femre dardane në një statujë të mermertë është gjetur në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, në gërmimet që po kryhen këto ditë. Grupi i arkeologëve, që e kanë gjetur atë, nuk janë ngutur të japin detaje për statujën, shkruan sot “Koha Ditore” në Kosovë. Atë e kanë futur në ujë, ku thonë se do të qëndrojë së paku 40 orë. Atëherë do të nisë pastrimi i saj. Pak detaje për statujën e zbuluar dha kryetari i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexhaj. Ai ka treguar se statuja është gjetur në pjesën që njihet si “Bazilika”. Statuja është e gjatë 60 deri në 70 centimetra dhe e gjerë prej 20 deri në 30 centimetra.

“Ajo përfaqëson artin, kulturën materiale të periudhës dardane, përmes figurës së një femre dardane”, ka thënë Rexhaj, teksa ka shtuar se, nuk mund të flasë aktualisht për kohën së cilës mendohet se i takon. Megjithatë, ka pasur një supozim në vija të trasha.

“Nuk mund të identifikoj kohën së cilës i takon, sepse ende nuk e kemi pastruar. Me siguri u takon shekujve të erës sonë”, ka thënë Rexhaj, teksa është ndalur në procesin e pastrimit të saj.

Marrë nga 'Koha ditore'
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi