Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vdiq Sokol Shala, veteran i arsimit Empty Vdiq Sokol Shala, veteran i arsimit

Sat 1 Sep 2012 - 22:16
Vdiq Sokol Shala, veteran i arsimit F.0901195003371_mSot, në moshën 80 vjeçare, ndërroi jetë Sokol Shala, veteran i arsimit në Kosovë.

Shala ka lindur më 1932, në Prapaçan të Komunës së Deçanit.

Mësimet e para nga ai i kanë marrë shumë emra të njohur të artit dhe shkencës së Kosovës.

Si mësues, në vise të ndryshme të Kosovës, ka punuar që në fillim të viteve ’50 të shekullit të kaluar.

Më 1951-52 shpallet mësuesi më i mirë në rrethin e Pejës. Ndërsa, shpërblimet e tilla nuk do të mungojnë edhe në vitet në vijim. Më 1974, nga Kryetari i RSFJ-së dekorohet për punën e tij si pedagog me Medalje Pune me Kurorë të Argjendtë.

Ai është një ndër kimistët e parë të diplomuar të Kosovës. Ndërsa, ka qenë një ndër ligjëruesit e parë në Fakultetine Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë.

Shala do të mbahet mend edhe për mirënjohjet për punën e tij si vullnetar i Kryqit të Kuq të Kosovës dhe për angazhimin e tij në BVI-në e dikurshme për Arsim dhe Shkencë në Kosovë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e diele) më 2 shtator, në orën 15.00, në varrezat e qytetit në Prishtinë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi