Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Globalizimi i Arsimit të Lartë Empty Globalizimi i Arsimit të Lartë

Fri 21 Sep 2012 - 20:24
Globalizimi i Arsimit të Lartë Globegraduat-300x274
Ashtu si ekonomia dhe bizneset, universitetet po konkurrojnë në tregun global të arsimit të lartë

Ben Wildavsky, beson se ka një treg global për arsimin e lartë. Anëtar nderi i fondacionit “Kauffman”, profesor Wildavsky ka vizituar shumë kampuse universitarë për të hulumtuar mbi librin e tij më të ri; “The Great Brain Race: How Global Universities Are Reshaping The World” – (Raca e Trurit të Madh; si po e riformësojnë botën universitetet globale). Në të ai përshkruan nismat e panumërta të shkollave; nga Yale-i drejt më të resë në Arabinë Saudite; Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Mbreti Abdulla. Këta universitete konkurrojnë për nivele të larta talentesh, pak rëndësi se pasaportën e kujt vendi mbajnë studentët.

Shkollat hapin kampuse satelitë, bashkëpunojnë në kërkim dhe botimin e kumtesave akademike dhe përpiqen të joshin emra të mëdhenj profesorësh. E gjitha kjo, pjesërisht për të ardhurat dhe pjesërisht për prestigj (dhe për të kapur majat e rankimeve të universiteteve).

Sa më shumë të uritur të jenë studentët për diplomim, aq më shumë fryhet fusha për arsimimin online. Ashtu siç e sheh Wildavsky , konkurrenca mes universiteteve është e mirë, duke rezultuar në institucione që i shërbejnë më mirë nevojave të studentëve dhe i pajisin ata për të fituar terren në një masë të pamëshirshme force pune. Në një intervistë të dhënë revistës Forbes, ai ka folur rreth karakteristikave të universiteteve globalë, të cilët duket se përmirësojnë të ardhmen e arsimit të lartë.



Si përkufizohet një universitet global?

Raca e trurit të madh përkufizohet nga një lëvizje e paprecedentë studentësh përreth botës, rritjen e numrit të fakulteteve në të gjithë botën dhe krijimi i përpjekjeve nga vende si Koreja e Jugut apo Arabia Saudite për të krijuar universitete botërore të cilat mund të konkurrojnë vërtet me më të mirën që ekziston. Mund të përkufizohet në shumë mënyra: nga pranimi i studentëve nga jashtë vendit tek dërgimi i studentëve jashtë vendit, duke u angazhuar në kërkimin ndërkombëtar dhe dyfishimin e bashkëpunimit ndërshtetëror shkencor, në 20 vitet e fundit.

Si matet?

Mënyra më e mirë e matjes është përmes rankimit botëror të universiteteve dhe e përshkruaj në librin tim si një shtrirje natyrale të tregut. Ashtu si tregjet financiare, edhe ato edukative kanë nevojë për informacion në mënyrë që të funksionojnë efektshëm. Kështu pra, duke qenë se ky treg po zhvillohet, këto rankime ekzistojnë për të ndihmuar studentët, për të ndihmuar universitetet, për të ndihmuar politikbërësit dhe qeveritë për të matur saktësisht sesa të efektshëm janë këto universitete. Rankimet sigurisht kanë shumë paqartësi, por janë një punë në progres.

Cilat janë shkollat apo programet më të mira dhe novative që keni vizituar gjatë hulumtimit?

Kam kaluar disa kohë në disa kampuse-degë në Lindjen e Mesme. Janë vende të mahnitshme. Mund të shkosh në një vend të quajtur “Qyteti i Edukimit” në Katar. Është një kampus i vogël jashtë qytetit Doha, i krijuar në luks- në bashkëpunim me qeverinë e Katarit- nga Universiteti i Xhorxhtaunit për shërbimin e jashtëm, Shkolla e Gazetarisë Medill, Kolegji Mjekësor Weill Cornell në Teksas, etj.

Sheh ndërtesa gjigante me mermer dhe dyer të mëdha. Ngjajnë si tempuj të lashtë dhe gratë e reja që dalin nga këto dyer të veshura tradicionalisht, janë studente të inxhinierisë në Universitetin e Teksasit A&M. Kjo është përpjekje për të sjellë kulturën e universitetit të Teksasit në Lindjen e Mesme. Dhe është thjesht maja e ajsbergut. Jam i befasuar nga këta universitete, të cilët përpiqen të shkojnë aty ku ndodhen klientët e tyre. Ky është fenomeni i kampuseve-degë. Në Lindjen e Mesme ata janë të ftuar prej qeverive të ndryshme; në vend te tjera është një sipërmarrjeje tregu, për më shumë të ardhura.

Mendoj se koncepti që ka presidenti i Universitetit të Nju Jorkut- i cili po hap një kampus të arteve liberale në Abu Dabi- atë që ai e quan një rrjet virtual universitetesh është shumë mbresëlënëse. Mund të nisësh studimet në Shangai dhe t’i përfundosh në Abu Dabi, apo të nisësh në Uashington dhe t’i përfundosh në Shangai. Ideja është se nuk ka qendër. Kam vizituar edhe “Insead” në Fontainebleau, 45 minuta jashtë Parisit, një shkollë e njohur biznesi me një kampus të dytë në Singapor. Mund ta përfundosh diplomimin në Singapor, apo ta nisësh atje dhe ta përfundosh në Fontainebleau. Është një lloj kampusi multinacional. Ata e shohin veten, jo si pjesë e tregut lokal, rajonal apo kombëtar por si pjesë e botës së biznesit. Ata e shohin veten të konkurrueshëm globalisht.

Cili është rreziku i të mos qenit universitet global?

Një nga fuqitë e mëdha të universiteteve, të paktën në SHBA është se kanë shumë diversitet. Globalizimi do të thotë gjëra të ndryshme dhe lojtarë të ndryshëm brenda tw njëjtit spektër. Universitetet e mëdha kërkuese, për të konkurruar duhet të mendojnë në gjetjen e talenteve më të mirë, kanë nevojë për partneritet ndërkombëtar. Universiteti i Yale, për shembull, po bashkëpunon me universitetet kineze.

Universitete kineze kanë facilitete, hapësira laboratorike dhe teknikë të trajnuar dhe Yale çon profesorët më të mirë që mund të menaxhojnë projektet kërkimore. Është situatë ku fitojnë të dyja palët. Ka shumë universitet që përpiqen të përfshihen në këto këmbime, marrin studentët nga pjesë të tjera të botës për programe afatgjata dhe çojnë studentët e tyre jashtë. Është ndihmuese për të ekspozuar studentët me kulturat e ndryshme. Ka një treg edukimi dhe njerëzit duhet të mendojnë me kujdes rreth misionit të tyre dhe nëse globalizimi do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij misioni.

Çfarë do e përkufizojë universitetin apo arsimin e lartë në të ardhmen?

Është e rrezikshme të bësh parashikime.Dija nuk është një burim i shtershim, ku secili duhet të luftojë për të marrë pjesën e tortës. Është diçka që mund të rritet. Ekonomistët thonë shpesh se ajo dije është një e mirë publike. Kur ka një zbulim në një vend nuk mund ta mbash brenda kufijve kombëtarë. Është e mundur që universitete të reja në vende të tjera do të krijojnë dije dhe ne mund të krijojmë produkte nga ajo dije. Duhet të përqafojmë ato forca të globalizimit në arsim si të g gjitha forcat e tjera në ekonomi, të cilat janë shumë të shëndetshme.Mapo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi