Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Një mesazh urimi për aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana Empty Një mesazh urimi për aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana

Sat 15 Sep 2012 - 17:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Një mesazh urimi për aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana Reshat_ArbanaSot, aktori i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit shqiptar, mbush 72 vjeç!

Në video, interpretim i shkëlqyer i poemës “O moj Shqipni” të Pashko Vasës, si dhe vargje të Fishtës

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një nga aktorët më popullorë të kinemasë dhe teatrit shqiptar.

Pasi kreu studimet në shkollën e aktrimit “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension, ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film mund të përmendim: Samiu te “Fijet që priten” (1976), Prefekti te “Gjeneral gramafoni” (1978), Bimbashi te “Liri a vdekje” (1979), Isa Boletini te “Nëntori i dytë” (1982), Ahmeti te “Dora e ngrohtë” (1983), Adnani te “Hije që mbeten pas” (1985), Aliu te “Binarët” (1987), Emili te “Rikonstruksioni” (1988), Kuke Memini te “Balada e Kurbinit” (1990).

Për rolet e Dajlan Beut te “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe kryetarit të këshillit te “Kur hapen dyert e jetës” (1986), ka fituar Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1985 dhe 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit, në dramën “Streha e të harruarve”.

Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: “Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë”. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi