Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Reshat Arbana (Artist i Merituar) Empty Reshat Arbana (Artist i Merituar)

Sat 1 Jan 2011 - 3:26
Reshat Arbana.

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi.
Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi kreu studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne
Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana.
Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek “Fijet qe priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni”
1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nentori i dyte” 1982, Ahmeti tek “Dora e
ngrohte” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni”
1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes ne kembe”
1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të
Filmit më 1985 e 1987.

Filma të tjerë të Arbanës janë “Komisari i dritës” 1966, “Duel i heshtur” 1967, “Plage te vjetra” 1969,
“Kapedani” 1972, “Pylli i lirise” 1976, “Tingujt e luftes” 1976, “I treti”, “Kur hidheshin themelet” 1978,
“Nga mezi i erresires” 1978, “Intendenti” 1980, “Gjurme ne kaltërsi” 1981, “Shoket” 1982, “Fundi i nje
gjakmarrjeje”, “Gracka”, “Koha e larget” 1983, “Shirat e vjeshtes”, “Zambaket e bardhe” 1984, “Te
paftuarit” 1985, “Flutura ne kabinen time” 1988 etj.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Filmografia

-Kaskadori shqiptar (1998) (TV)

-Balada e Kurbinit (1990)

-Vetmi (1990)

-Flutura në kabinen time (1988)...Nikolla

-Rekonstruksioni (1988) (TV)...Emili

-Binarët (1987)...Aliu

-Kur hapen dyert e jetës (1986)...kryetari

-Hije që mbeten pas (1985)...Adnani

-Te paftuarit (1985)...Qehajaji

-Kush vdes në këmbë (1984)...komandanti Turk

-Shirat e vjeshtës (1984)...Instruktori i KQ

-Zambakët e Bardhë (1984) .... Pedagog Petriti

-Dora e ngrohtë (1983)...Ahmeti

-Fundi i një gjakmarrjeje (1983)

-Gracka (1983)...gjnerali CIA-s

-Kohë e largët (1983)

-Nëntori i dytë (1982)...Isa

-Shokët (1982)...Nikolla

-Gjurmë në kaltërsi (1981)...Marku

-Intendanti (1980)...kryetri i Keshillit

-Liri a vdekje (1979)...Bimbashi

-Gjeneral gramafoni (1978)...prefekti

-Kur hidheshin themelet (1978) (TV) .... Beqir Aga

-Fije që priten (1976)...Zoti Sen

-Pylli i lirisë (1976)...Kovi

-Tinguj lufte (1976) .... Mësuesi

-Duel i Heshtur (1967)...Islami

-Komisari i Drites (1966)
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Reshat Arbana (Artist i Merituar) Empty Re: Reshat Arbana (Artist i Merituar)

Wed 26 Jan 2011 - 16:02
Reshat Arbana do mbetet nje nga Yjet e kinematografise sone me gjithe ato role qe ka luajtur dhe personazhe qe ka krijuar. Do e mbaj gjithmone ne rolet e spikatura te babait qe ka lojtur ne shume filma dhe zeri qe ka, pamja dhe meyra si hyn ne rol te jep pershtypjen e nje babai me influence ne familje, i rrepte dhe burreror!!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi